• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SHGM: Pengimi i gazetarëve të kryejnë detyrën e tyre profesionale është i papranueshëm

SHGM: Pengimi i gazetarëve të kryejnë detyrën e tyre profesionale është i papranueshëm

Shkup, 11 shtator 2024

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) reagon ndaj pengimit dhe pengimit të gazetarëve dhe punëtorëve mediatik në kryerjen e punës nga persona të papërgjegjshëm, banorë të fshatit Gallate, komuna e Vrapçishtit.

Sipas informacioneve të arritura deri tek  SHGM nga kolegë gazetarë dhe punonjës të medias, sot gjatë marrjes së deklaratave dhe incizimeve të inserteve, ekipet e TV ALSAT dhe TV21 janë sulmuar verbalisht dhe janë penguar të kryejnë punën e tyre profesionale në një hapësirë publike.

Duam të theksojmë qartë se qasja ndaj gazetarëve dhe mediave që punojnë në terren është e një rëndësie të veçantë për lirinë e informimit dhe të shprehjes në një shoqëri demokratike.

Presim që të ketë një hetim të shpejtë për incidentin në mënyrë që përgjegjësit të bartin pasojat dhe në të njëjtën kohë të parandalohen dhe demotivohen incidente të tilla në të ardhmen.

Theksojmë se pengimi i gazetarëve dhe punonjësve të medias në kryerjen e detyrave të tyre profesionale është i papranueshëm dhe kontribuon në censurë.

SHGM

________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
 
Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR