• e mërkurë, 27 nëntor 2024

SHGM: Përkrahje për kolegen e MIA-s, Angella Rajçevska

SHGM: Përkrahje për kolegen e MIA-s, Angella Rajçevska

Shkup, 25 janar 2024

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) shpreh përkrahje për kolegen e MIA-s, Angella Rajçevska lidhur me incidentin e sotëm verbal në Gjykatën e Shkupit.

Gjatë kryerjes së profesionit të saj gazetarja Rajçevska është sulmuar verbalisht nga ana e personit të akuzuar në rastin e "Llaskarcës".

Gjatë tentimit që ajo të kërkojë deklaratë nga avokati i tij, i akuzuari ka drejtuar sharje dhe fjalë të ndyta në përpjekjet për të marrë deklaratë.

Rikujtojmë se gazetarët dhe punonjësit mediatik janë dritare e publikut dhe rreshtohemi fuqishëm në mbrojtje të dinjitetit dhe sigurisë së tyre.

Dënojmë ashpër incidentet të tilla ndaj kolegëve tanë dhe njëherësh i inkurajojmë që t'i denoncojnë në mënyrë që të reagojmë zëshëm dhe të tregojmë mbështetje dhe solidaritet.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

_________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR