• e premte, 27 dhjetor 2024

SHGM dhe SPGPM organizojnë protestë para Gjykatës Civile

SHGM dhe SPGPM organizojnë protestë para Gjykatës Civile

Shkup, 17 nëntor 2023 (MIA) - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë (SPGPM) sot organizon protestë para Gjykatës Civile në Shkup. 

Protesta organizohet që të ngritet zëri kundër praktikës gjyqësore të vendosur me gjykimin kundër Laboratorit Raportues Hulumtues (IRL) me të cilin gjykata ndau rol që të caktojë se kush guxon, ndërsa kush nuk guxon të jetë gazetar. 

"Gjykata nuk ka të drejtë të përcaktojë se cilat media onllajn dhe organizata civile guxojnë të merren me gazetari", bëhet e ditur në paralajmërimin e protestës nga SPGPM. fc/

Fotografia: SHGM

QËNDRONI TË LIDHUR