• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shfaqje e dansit bashkëkohor "Hapësira ndërmjet meje dhe të tjerëve"

Shfaqje e dansit bashkëkohor

Shkup, 30 prill 2023 (MIA) - Në Teatrin Shqiptar në Shkup, sonte do të shfaqet dansi bashkëkohor "Hapësira ndërmjet meje dhe të tjerëve" i cili vjen përmes veprës koreografike të krijuar nga studentët e vitit të parë "Master koreografi" në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Kjo shfaqje, siç thotë koreografi nga Shkupi Ilir Loku, është bazuar nga jeta e tyre reale dhe personale.

"Gjashtë kërcimtarë të ndryshëm me prejardhje kulturore dhe zonale, por me etni të përbashkët, eksplorojnë përmes një laboratori artistik, përmbajtja që rrjedh nga marrëdhënia dhe ndërthurja e hapësirës ndërmjet vetes dhe të tjerëve. Ata në kërkimin e tyre përpiqen që me anë të gjuhës së trupit të shprehin të vërtetat artistike mbi hapësirën si një nocion shumëdimensional", potencoi Loku.

Shfaqja fillon në orën 20.

QËNDRONI TË LIDHUR