• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Shenjtëria e familjes, fëmijët dhe arsimi në fokus të tubimit mbarëpopullor të KOM-AO-së

Shenjtëria e familjes, fëmijët dhe arsimi në fokus të tubimit mbarëpopullor të KOM-AO-së

Shkup, 29 qershor 2023 (MIA) - "Fëmijë të shëndoshë, shoqëri e shëndoshë", "Vetëm djali mund të rritet të bëhet burrë", "Po, për nënë dhe baba, ndërkaq jo për prin 1 dhe prind 2", "Besimi, tradita, familja", "Gruaja - person i moshës madhore i gjinisë femërore", ishin disa nga parullat e tubimit mbarëpopullor kundër ligjeve për barazi dhe për evidencën amë që u mbajt sonte në oborrin e kishës "Shën Klimenti i Ohrit".

Porositë kryesore i bëri arqipeshkvi i Ohrit dhe Maqedonisë, z.z. Stefan, i cili kumtoi se janë këtu për të thënë "po" për jetën, për shenjtërinë e fmailjes - të formuar nga një burrë dhe një grua, për mbrojtje të fëmijëve nga, siç tha, ideologjitë e reja të papranueshme dhe shpërblyese. Kumtoi se janë të vetëdijshëm për planet, qëllimet dhe dëshirat e organizatave dhe lëvizjeve të cilat, siç tha, deri nëa të masë u përforcuan në shoqërinë tonë që, disa prej tyre, hynë në institucionet shtetërore, kështu që edhe ligje na shkruajnë!

Kreu i KOM-it i përkujtoi reformat në sistemin arsimor dhe të cilat, siç tha, në mënyrë shumë të shpejtë e trasojnë rrugën për arsimin e ashtuquajtur gjinor sensitiv, i cili duhet të kulminojë me arsim gjithpërfshirës seksual.

Tubimi mbarëpopullor ishte i qetë dhe nuk pati incidente. Përfundoi me këngën "Lutja" në interpretim të trios "Xhentëllmen". ab/

Foto: МIА

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR