• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shenja të hershme më pak të njohura të kancerit të cilat njerëzit i anashkalojnë

Shenja të hershme më pak të njohura të kancerit të cilat njerëzit i anashkalojnë

Majami, 24 mars 2023 (MIA) - Gungat dhe ndjenja e një gjëje të huaj në trup nuk janë simptomat e vetme të cilat mund të tregojnë për ndonjë lloj të kancerit. Mjekët paralajmërojnë se ekzistojnë simptoma të pazakonshme nëse vërehen me kohë, kjo mund të ndihmojë për zbulim më të hershëm, ndërsa me këtë edhe mundësi më e madhe për mjekim dhe shërim.

Kruarje e vazhdueshme

Nevoja e fuqishme e shpeshtë për kruarje mund të tregojë për kancer. Dr. Kreg Moskovic nga Universiteti i Majamit në SHBA, vlerëson se kruarja është simptom i pazakontë për të cilin njerëzit shpesh shkojnë te mjeku i tyre amë ose dermatologu që të gjejnë zgjidhje. Nëse dermatologu nuk mund ta zbulojë shkakun e kruarjes, sigurohuni se nuk ka diagnozë malinje, thekson mjeku.

Qepallat e varura

Kjo, zakonisht, është një nga shenjat e plakjes, ose, mund të jetë rezultat i lëndimit... Por, mund të jetë edhe simptom i tumorit Pankost, i cili paraqitet në pjesën e sipërme të mushkërive. Onkologu Abirami Sivapiragasam nga Nju -Jorku thekson se një nga shenjat e para për këtë është edhe dhimbja e fuqishme në krah.

Fryrje

Shumë njerëz kanë dhimbje të përkohshme në stomak, ndërsa kjo mund të jetë shenjë se njeriu nuk duron disa ushqime, sindrom i zorës së trashë nervoze, ose, te gratë mund të jetë edhe shenjë e kancerit në vezore.

Zë i ngjirur

Disa njerëz përkohësisht e humbin zërin kur ftohen. Është me rëndësi që të kemi kujdes për zërin e ngjirur i cili zgjat gjatë. Kanceri mund të shkaktojë dhimbje në fyt, vesh ose gungë në qafë dhe kjo mund të përhapet në gjëndrën tiroide, trake ose ezofag. Simptomat janë ndezje në fyt ose koll i cili nuk kalon, vështirësi ose dhimbje gjatë gëlltitjes, gungë në qafë ose fyt dhe zë i ngjirur. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR