• e shtunë, 09 nëntor 2024

Shekerinska në Athinë në takim me ministrin e Mbrojtjes, Panajotopullos

Shekerinska në Athinë në takim me ministrin e Mbrojtjes, Panajotopullos
Shkup, 13 korrik 2021 (MIA) – Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot do të ketë takim pune me homologun grek, ministrin e Mbrojtjes, Nikollas Panajotopulos. Njëherësh, ministrja do të marrë pjesë në hapjen e Panairit Ndërkombëtar për Armatim DEFEA 21, i cili mbahet në Athinë. Siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes, gjatë takimit dy ministrat do të flasin për planin për bashkëpunim bilateral në mbrojtje për vitin 2021 i cili përfshin shtatëdhjetë aktivitete prej të cilave një pjesë do të mbahen në Greqi, ndërsa një pjesë në Maqedoninë e Veriut, dhe i cili e pasqyron frymën pozitive të bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve në mbrojtje dhe më gjerë. Ministrja do të realizojë takim edhe me Hajdi Grant, drejtoreshë e Agjencisë amerikane për Bashkëpunim në Mbrojtje dhe Siguri, e cila është pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA-së. Në takim pritet të flitet për aktivitetet vijuese ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së në pjesën e modernizimit të mbrojtjes sonë dhe furnizimet e pajisjes sipas parimit “qeveri me qeverinë”. Panairi Ndërkombëtar për Armatim DEFEA është ngjarje në të cilën kompanitë nga industria ushtarake i prezantojnë arritjet më të reja nga kjo sferë. Në panair do të marrin pjesë një numër i madh i kompanive kyçe nga kjo industri të cilët marrin pjesë në furnizimin dhe modernizimin e shumë armatave të NATO-s. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR