Shekerinska: Do të jetë privilegji im të shërbej si zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s nën udhëheqjen e Rutes
- - Ish-ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska ka shkruar sot në platformën sociale X se do të jetë privilegj për të që të shërbejë si zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s nën udhëheqjen e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Mark Rute.
- Post By Fitore Curri
- 21:58, 19 nëntor, 2024
Shkup, 19 nëntor 2024 (MIA) - Ish-ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska ka shkruar sot në platformën sociale X se do të jetë privilegj për të që të shërbejë si zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s nën udhëheqjen e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Mark Rute.
“Do të jetë privilegji im të shërbej si zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s nën udhëheqjen e Rutes. Jam e përkushtuar të punoj me të gjithë aleatët drejt një Aleance edhe më të fortë dhe më të sigurt”, ka shkruar Shekerinska.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute vendosi që ta emërojë Radmilla Shekerinskën zëvendëse të ardhshme të tij.
"Jam i lumtur që mund ta shpall emërimin e Radmilla Shekerinskës zëvendëssekretare e përgjithshme e ardhshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di se çfarë pune duhet për t'u anëtarësuar në NATO dhe çfarë do të thotë të jesh anëtare e plotë. Me padurim pres të punoj me të sapo ta marrë këtë rol vital", thekson Rute në kumtesën e postuar në faqen e internetit të Aleancës.
Theksohet edhe se Radmilla Shekerinska ka qenë më parë zëvendëskryeministre për Integrime Evropiane dhe ministre e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe para hyrjes së vendit në NATO në vitin 2020.
Shekerinska duhet të marrë funksionin e zëvendëssekretarit të përgjithshëm të NATO-s deri në fund të vitit. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s, Printskrin