• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shefi i Shtatmadhorisë së Forcave të armatosura të Shqipërisë Arben Kingji për vizitë në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Shefi i Shtatmadhorisë së Forcave të armatosura të Shqipërisë Arben Kingji për vizitë në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Shkup, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Shefi i Shtatmadhorisë së Forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral majori Arben Kingji i cili gjendet për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot e vizitoi Shtatmadhorinë e Armatës dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

"Pasi pritjes me nderime ushtarake, gjeneral Kingji realizoi takime me nikoqirin e tij shefin e Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkolonelin Vasko Gjurçinovski dhe zëvendësministrin e Mbrojtjes Tiron Jahjaga. Gjeneralët Gjurçinovski dhe Kingji gjatë takimit të përbashkët mes dy armatave të vendeve fqinje biseduan për bashkëpunimin e vendeve fqinje dhe aleate të NATO-s. Në të njëjtën kohë u tha se bashkëpunimi dypalësh ndërushtarak i cili është vazhdimisht në nivel të lartë, kontribuon për sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë", njofton sot Ministria e Mbrojtjes.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gjenerali Gjurçinovski e njoftoi kolegun e tij për procesin aktual të transformimit në Armatë, si dhe për aktivitetet e ardhshme të planifikuara lidhur me përmbushjen e qëllimeve të kapaciteteve të NATO-s. Në të njëjtën kohë, bashkëbiseduesit diskutuan për aktivitetet dhe operacionet e NATO-s në të cilat marrin pjesë të dy vendet, mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm duke shfrytëzuar objektet stërvitore, edukimin ushtarak, si dhe bashkëpunimin në nivel operacional duke kryer aktivitete të përbashkëta stërvitore.

Gjenerali Gjurçinovski theksoi se format e mëparshme të bashkëpunimit, ndërveprueshmëria e arritur reciproke, pjesëmarrja e përbashkët në aktivitetet dhe operacionet e NATO-s dhe anëtarësimi në disa iniciativa të sigurisë kontribuojnë në forcimin e sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Zëvendësministri i Mbrojtjes Tiron Jajaga në takim me gjeneralin Kingji, megjithatë, tha se takimet në nivelin më të lartë janë një mundësi e shkëlqyer për të forcuar bashkëpunimin dhe për të konfirmuar miqësinë dhe aleancën e fortë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gjenerali Kingji gjatë takimeve theksoi bashkëpunimin e ndërsjellë ushtarak dhe se ai gjithmonë do të përpiqet të gjejë mundësi të reja për ta përmirësuar të njëjtën.

"Vërtetë është kënaqësi të jem në Maqedoninë e Veriut, me të cilën kemi bashkëpunim jashtëzakonisht të frytshëm. Ne ndajmë të njëjtat perspektiva për rajonin dhe të njëjtat pikëpamje si aleatët në Aleancën e NATO-s. Më vjen mirë që biseduam për bashkëpunimin rajonal, veçanërisht në kuadër të menaxhimit të krizave", theksoi Kingji.

Pas vizitës në Shtabin e Përgjithshëm dhe Ministrinë e Mbrojtjes, ai do të ketë takim me presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe komandantin suprem të armatës, Stevo Pendarovski. qa/

Foto: MM, Shtatmadhoria e Armatës

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR