• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shefi i Shtatmadhorisë së armatës amerikane për vizitë të paparajmëruar në Sirinë verilindore të kontrolluar nga kurdët, Damasku i zemëruar

Shefi i Shtatmadhorisë së armatës amerikane për vizitë të paparajmëruar në Sirinë verilindore të kontrolluar nga kurdët, Damasku i zemëruar

Damask, 6 mars 2023 (MIA) - Autoritetet siriane e kanë dënuar vizitë e papritur të shefit të Shtatmadhorisë së Armatës amerikane në bazën ushtarake në Sirinë verilindore, që e mbajnë forcat kurde, duke e quajtur "joligjore", publikuan mediat shtetërore siriane.

Në SHBA u komunikua se shefi i Shtatamadhorisë së Armatës amerikane Mark Mili të shtunën është takuar me ushtarët amerikanë të stacionuar në rajonin nën kontrollin e Forcave demokratike sirane (SDF) ku dominojnë kurdët.

"Siria e dënon ashpër  vizitën ilegale" të gjeneralit Mili, deklaroi një funskionar anonim i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sirisë.

Kjo është "shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit" të vendit, shtoi funksionari, duke e ftuar "administratën amerikane menjëherë që të ndalojë me shkeljen e vazhdueshme dhe sistematike të së drejtës ndërkombëtare për grupet e armatosura separatiste".

Qeveria e presidentit sirian Bashar Al Asad e konsideron sistemimin e forcave amerikane në rajon si "okupim" dhe i akuzon forcat kurde, aleatët e SHBA-së për "tendencë separatiste".

Autoritetet kurde mohojnë çfarëdo aspirata separatiste, duke thënë se ata këmbëngulin që ta ruajnë autonominë e tyre, të cilën Damasku e njeh.

"Mili të shtunën shkoi në Sirinë verilindore për t'u takuar me komandantët dhe ushtarët", tha zëdhënësi i tij, Dejv Batler.

Gjatë vizitës, gjenerali "mori një përditësim mbi misionin kundër Shtetit Islamik", tha Batler.

Ky është udhëtimi i parë i një gjenerali amerikan në Siri si shef i Shtabit të ushtrisë amerikane, post që ai e ka mbajtur që nga viti 2019.

Koalicioni ndërkombëtar anti-xhihadist i udhëhequr nga SHBA-ja mbështet SDF-në, e cila po udhëheq luftën kundër Shtetit Islamik, të dëbuar nga bastionet e tij në Siri në vitin 2019.

Rreth 900 ushtarë amerikanë janë të dislokuar në disa baza në Sirinë verilindore. mb/

 


QËNDRONI TË LIDHUR