• e enjte, 18 korrik 2024

Shefi i Pentagonit ftoi në ruajtjen e komunikimit me Moskën

Shefi i Pentagonit ftoi në ruajtjen e komunikimit me Moskën
Uashington, 21 tetor 2022 (MIA)- Shefi i Pentagonit, Lojd Ostin sot theksoi "rëndësinë e ruajtjes së kanaleve të komunikimit" me Moskën gjatë një bisede telefonike me kolegun e tij rus Sergej Shojgu, njofton Ministria e Mbrojtjes së SHBA-së. Pentagoni nuk ka dhënë më shumë detaje rreth bisedës, derisa Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi më parë se Ostin dhe Shojgu kanë biseduar rreth "disa çështjeve aktuale të sigurisë ndërkombëtare, përfshirë edhe situatën në Ukrainë”. Ostin ka folur edhe me ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Oleksej Reznikov të cilit ia ka përsëritur "angazhimin e palëkundur të SHBA-së për të mbështetur aftësinë e Ukrainës për t’ju kundërvënë agresionit rus". Ostin dhe Shojgu për herë të fundit kanë biseduar më 13 maj. qa/      

QËNDRONI TË LIDHUR