• e martë, 24 dhjetor 2024

Shefi i NATO-s e kërcënoi Kinën

Shefi i NATO-s e kërcënoi Kinën

Bruksel, 18 qershor 2024 (MIA) - Shefi i NATO-s, jens Stoltenberg, për Bi-Bi-Si deklaroi se Kina duhet të përballet me pasoja për mbështetjen e luftës ruse në Ukrainë nëse nuk e ndryshon sjelljen e vet.

Stoltenberg tha se Pekini "po tenton të ulet në dy karrige" duke i mbështetur përjpjekjet ushtarake të Rusisë përderisa i mban marrëdhëniet me aleatët evropianë.

"Kjo nuk do të funksionojë në afat të gjatë", deklaroi Stoltenberg në intervistën gjatë vizitës në Uashington.

Në intervistën e gjerë Stoltenberg foli edhe për armët bërthamore dhe shpenzimet për mbrojtje. I pyetur se çka mund të bëjnë anëtaret e NATO-s lidhur me mbështetjen e Kinës për Rusinë, Stoltenberg tha se ka "diskutim rrjedhës" për sanksionet e mundshme.

Stoltenberg ndodhet për vizitë në Uashington. Presidenti rus, Vlladimir Putin ndërkaq, sot shkon në Korenë e Veriut. Muajin e kaluar ishte në Kinë.

"Rusia për momentin gjithnjë e më shumë po harmonizohet me liderët autoritarë", deklaroi Stoltenberg.

Ai tha se Koreja e Veriut ka dërguar predha artilerike në Rusi, ndërsa si kundërpërgjigje Rusia ka siguruar teknologji të avancuar për programet raketore dhe bërthamore të Koresë së Veriut.

"Kështu Koreja e Veriut e ndihmon Rusinë të zhvillojë luftë agresive kundër Ukrainës", konkludoi sekretari i përjgithshëm i NATO-s. ab/

foto: ЕPА

 

QËNDRONI TË LIDHUR