• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shefi i KB-së e kritikon ligjin e planifikuar izraelit për ndalimin e agjencisë për ndihmë

Shefi i KB-së e kritikon ligjin e planifikuar izraelit për ndalimin  e agjencisë për ndihmë

 Nju Jork, 9 tetor 2024 (MIA) - Një propozim-ligj në Parlamentin izraelit do të ndalojë punën e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Mesme (UNRVA), paralajmëroi dje sekretari i përgjithshëm Antonio Gutereshi.

"Prandaj i kam shkruar drejtpërdrejt kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për të shprehur shqetësimin e thellë për propozim-ligjin që mund të pengojë UNRVA-n të vazhdojë punën e saj thelbësore në territorin e pushtuar palestinez", tha Gutereshi.

 Ai tha se propozim-ligjet po tentojnë ta dëbojnë agjencinë nga ambientet e saj në territoret e kontrolluara nga Izraeli dhe t'i pezullojnë privilegjet dhe imunitetet e saj.

 "Zhvillimi vjen pasi lufta në Gazë hyn në "vit të dytë të tmerrshëm, të neveritshëm" dhe në kushte të kërcënimit të një përshkallëzimi më të gjerë në rajon", tha Gutereshi.

 Nëse miratohen nga Kneseti, ligjet me siguri t'i japin një goditje përgjigjes humanitare ndërkombëtare në Gazë, shtoi ai.

 Izraeli bëri të ditur se disa punonjës të UNRVA-s ishin të përfshirë në vrasjet e 7 tetorit, të cilat nxitën konfliktin aktual në Gazë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR