• e premte, 27 dhjetor 2024

Shefi i diplomacisë ukrainase e sulmoi ashpër Gjermaninë

Shefi i diplomacisë ukrainase e sulmoi ashpër Gjermaninë
Kiev, 13 shtator 2022 (MIA) – Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmitro Kuleba e akuzoi Gjermaninë se i ka injoruar thirrjet e Kievit për të dërguar tanke "Leopard" dhe automjete luftarake këmbësorike "Marder", duke theksuar se Berlini shfrytëzon vetëm “frika dhe justifikime abstrakte” si përgjigje. Vërejtjet e tij vijnë pasi paraprakisht presidenti ukrainas Volodimir Zelenski edhe një herë i bëri thirrje Perëndimit për ta përshpejtuar dërgesën e armëve në vendin e tij, i cili në ditët e fundit shënon suksese ushtarake në verilindje të vendit. “Nga Gjermania vijnë sinjale dëshpëruese, ndërsa Ukrainës i duhen Leopardë dhe Marderë menjëherë – për t'i liruar njerëzit dhe t’i shpëtojë nga gjenocidi”, shkroi shefi i diplomacisë ukrainase në Tuiter. “Asnjë argument racional pse këto armë nuk mund të dërgohen, vetëm frikë dhe justifikime abstrakte. Pse ka frikë Berlini nga ajo që Kievi nuk ka frikë?”, shton Kuleba në stil të jashtëzakonshëm të hapur. Gjermania, Ukrainës i dorëzoi obusë vetëlëvizes, por Zelenski dhe Kuleba konsiderojnë kjo nuk mjafton. Në ueb faqen e qeverisë gjermane rregullisht azhurnohet lista e armëve dhe municionit të dërguara për Ukrainën, ndër të cilët edhe 24 tanke kundërajrore "Gepard", 54 transportues të blinduar "M113", tre mijë raketa hedhëse antitank "Pancerfaust 3", 500 sisteme kundërajrore të dorës "Stinger", 2.7 mijë raketa kundërajrore "Shijeta", 21.8 milion copë municion për armë zjarri, dhjetë mijë projektil 155 milimetra. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR