• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shefi i ANEB-it ka mbërritur në Ukrainë që ta hetojë kontestin rreth marrëveshjeve për centralin bërthamor Zaporozhje

Shefi i ANEB-it ka mbërritur në Ukrainë që ta hetojë kontestin rreth marrëveshjeve për centralin bërthamor Zaporozhje

Kiev, 6 shkurt 2024 (MIA) - Rreth njëqind nga mijëra ukrainas të punësuar në centralin bërthamor Zaporozhje në Ukrainë, të okupuar nga Rusia, refuzojnë të nënshkruajnë marrëveshje me korporatën shtetërore ruse për energji bërthamore Rosatom, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB), Rafael Grosi.

Në një intervistë për "Radio Frans interneshënël", Grosi tha se nesër, gjatë arritjes në lokalitet do ta hetojë ndikimin e incidentit ndaj operacioneve të atjeshme.

Sipas ANEB-it, elektrana ka komunikuar se më nuk do të lejojë qasje të atyre që kanë refuzuar të nënshkruajnë marrëveshje.

Ndërkohë, Grosi në rrjetin social X ka publikuar se tashmë ka arritur në Ukrainë dhe është takuar me ministrin ukrainas të Energjetikës, Herman Halushçenko dhe me përfaqësues tjerë të lartë të sektorit. mb/

Foto: printskrin X

QËNDRONI TË LIDHUR