• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shefat e mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s do të mbajnë konferencë ushtarake nga 15 deri më 17 shtator

Shefat e mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s do të mbajnë konferencë ushtarake nga 15 deri më 17 shtator

Oslo, 6 shtator 2023 (MIA) - Shefat e shtatmadhorive të vendeve anëtare të NATO-s do ta mbajnë konferencën vjetore të Komitetit Ushtarak në Oslo prej 15 deri 17 shtator, njoftoi shërbimi për informim i NATO-s.

Me ftesë të gjeneralit Eirik Kristofersen, shef i forcave të armatosura norvegjeze, shefat e mbrojtjes të NATO-s do të marrin pjesë në konferencën vjetore të Komitetit Ushtarak prej 15 deri 17 shtator në Oslo. 

Rendi i ditës do të përqendrohet në "fuqizimin e mbrojtjes" theksohet në kumtesë. Siç shtohet, shefat e ftuar të mbrojtjes do t'i miratojnë vendimet e mara nga shefat e shteteve aleate dhe qeverisë në samitin në Uilnus në korrik. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR