• e premte, 08 nëntor 2024

SHBA-ja nuk sheh kërcënim nëse Rusia do të përdorë armë bërthamore pavarësisht retorikës

SHBA-ja nuk sheh kërcënim nëse Rusia do të përdorë armë bërthamore pavarësisht retorikës
Uashington, 29 prill 2022 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk besojnë se ekziston kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia, përkundër përshkallëzimit të fundit të retorikës së Moskës, deklaroi sot një zyrtar i paemëruar i lartë i mbrojtjes amerikane. “Ne vazhdojmë të monitorojmë aftësitë e tyre bërthamore çdo ditë dhe vlerësimi jonë është se nuk ka asnjë kërcënim të armëve bërthamore apo kërcënim për territorin e NATO-s”, tha funksionari për mediat amerikane. Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov deklaroi të hënën se Perëndimi nuk duhet të nënvlerësojë rrezikun në rritje të një konflikti bërthamor në Ukrainë. Rusia paraprakisht në fillim të këtij muaji se planifikonte të shpërndante në terren raketat balistike ndërkontinentale “Sarmat”, të afta për të kryer sulme bërthamore mbi SHBA-në. Shqetësimet perëndimore për rrezikun e luftës bërthamore janë rritur që kur Vlladimir Putin filloi pushtimin rus të Ukrainës më 24 shkurt me një fjalim në të cilin theksoi forcat bërthamore të Moskës dhe paralajmëroi se çdo përpjekje për të ndaluar rrugën e Rusisë do të “sillte pasoja të tillë nuk e keni hasur kurrë në historinë tuaj”, lajmërojnë mediat perëndimore. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR