• e mërkurë, 27 nëntor 2024

SHBA-ja nuk do të marrë pjesë në takimet e G-20-shit nëse merr pjesë Rusia

SHBA-ja nuk do të marrë pjesë në takimet e G-20-shit nëse merr pjesë Rusia
Uashington, 6 prill 2022 (MIA) - Ministrja amerikane e Financave, Xhenet Jelen deklaroi sot se SHBA-ja nuk do të marrë pjesë në takimet e Grupit 20 (G-20), të cilin e përbëjnë vendet më të zhvilluara ekonomike, nëse merr pjesë Rusia. "Presidenti (Xhozef) Bajden qartë bëri me dije , edhe unë gjithsesi dakordohem me të, se Rusia nuk mund të vazhdojë të marrë pjesë në mënyrë të zakonshme në cilin do institucion financiar", theksoi jelen në fjalimin para Komitetit për shërbime financiare pranë Dhomës përfaqësuese të SHBA-së. Ajo theksoi edhe se presidenti amerikan ka kërkuar që Rusia të përjashtohet nga G-20-shi dhe qartë ua ka bërë me dije kolegëve të tij në Indonezi, vendi nikoqir i samitit të G-20-shit, se SHBA-ja nuk do të marrë pjesë në takime të shumta nëse në to marrin pjesë përfaqësuesit rusë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR