• e enjte, 26 dhjetor 2024

SHBA-ja mirëpret deeskalimin e retorikës midis Sofjes dhe Shkupit

SHBA-ja mirëpret deeskalimin e retorikës midis Sofjes dhe Shkupit

Uashington, 6 shkurt 2023 (MIA) – SHBA-ja përshëndet përpjekjet e liderëve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në deeskalimin e retorikës dhe për atë që inkurajuan përkujtimin me dinjitet në Shkup të ditëlindjes së Goce Dellçevit, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit dhënë sot me kërkesë të MIA-s.

Në pyetjen e MIA-s nëse SHBA konsideron se reagimi bullgar rreth sulmit në Ohër ndaj një personi si dhe deklarata e votuar në Kuvendin bullgar është ekzagjerim deri në përmasa të papara nga ana e Sofjes zyrtare, Uashingtoni me përgjigje se Sofja dhe Shkupi tashmë punojnë në deeskalimin e retorikës dhe kanë përshëndetur kremtimin paqësor të ditëlindjes së Dellçevit.

“E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE. SHBA vazhdon të mbështes integrimin e plotë euroatlantik të Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar një zyrtar i Uashingtonit.

QËNDRONI TË LIDHUR