• e enjte, 18 korrik 2024

SHBA-ja me mbështetje për Filipinet pas "maltretimeve të përsëritura" të Kinës në Detin e Kinës Jugore

SHBA-ja me mbështetje për Filipinet pas

Uashington, 23 tetor 2023 (MIA) -  Shtetet e Bashkuara të Amerikës i mbështesin Filipinet kundër, siç e quajnë "matretime të përsëritura” të Kinës në Detin e Kinës Jugore, bëri të ditur Departamenti amerikan i shtetit, duke i quajtur veprimet e Kinës "të rrezikshme dhe të paligjshme".

Kina dhe Filipinet kanë shkëmbyer akuza lidhur me bllokim në ujërat e diskutueshme të Detit të Kinës Jugore pasi anijet kineze bllokuan anijet filipinase që i rifurnizojnë forcat atje.

 Në muajt e fundit, të dyja vendet kanë pasur përplasje të shumta në Detin e Kinës Jugore, veçanërisht pranë një kreshtë të diskutueshme që është pjesë e arkipelagut Spratli.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR