• e enjte, 18 korrik 2024

SHBA-ja ka vendosur sanksione për kompani nga EBA dhe Hong Kongu, për shkak të ndihmës në shitjen e naftës iraniane

SHBA-ja ka vendosur sanksione për kompani nga EBA dhe Hong Kongu, për shkak të ndihmës në shitjen e naftës iraniane
Uashington, 1 gusht 2022 (MIA) – SHBA-ja sot ka vendosur sanksione për kompani në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Hong Kongu, për shkak të ndihmës në shitjen e naftës nga Irani. Ministria e Financave vendosi sanksione për kompaninë Blue Cactus për pjesë rezervë për pajisje të rëndë dhe makina, me seli në EBA, për shkak të përkrahjes së tregtisë me naftë iraniane. Cak i sanksioneve ishin edhe kompanitë Farwell Canyon HK, Shekufei Internation dhe PZNFR, me seli në Hong Kong. Poashtu, Departamenti amerikan i Shtetit ka vendosur sanksione për një kompani nga Singapori dhe një nga Hong Kongu, për të cilat thotë se janë marrë me furnizim, shitje ose transport të derivateve iraniane të naftës. Sanksionet e fundit të orientuara ndaj shitjes së naftës në Iran, vijnë derisa SHBA-ja tenton ta ripërtërit marrëveshje ndërkombëtare për programin bërthamor Iranian, prej së cilës ish-presidenti Donald Tramp është tërhequr në vitin 2018. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR