• e enjte, 26 dhjetor 2024

SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj individëve dhe kompanive që gjenerojnë të ardhura për qeverinë e Koresë së Veriut

SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj individëve dhe kompanive që gjenerojnë të ardhura për qeverinë e Koresë së Veriut

Uashington, 1 mars 2023 (MIA) - Ministria amerikane e Financave vendosi sanksione për individë dhe kompani që akuzohen se jashtëligjshëm gjenerojnë të ardhura për qeverinë e Koresë së Veriut.

Zyra për Kontroll të Aktivave të Huaja pranë Ministrisë së Financave e sanksionoi korporatën tregtare Çillsong, e cila sipas SHBA-së ishte shfrytëzuar nga Koreja e Veriut për të fituar deviza dhe për grumbullimin e informacioneve zbuluese. 

Në listën e zezë, gjithashtu, është edhe Korea Paekho Trading Corporation, e cila akuzohet për grumbullimin e mjeteve për qeverinë e Koresë së Veriut nga vitet 1980 përmes projekteve artistike dhe ndërtimore në Lindjen e Afërt dhe Afrikë.

SHBA-ja vendosi gjithashtu sanksione ndaj dy individëve - Hvan Kil-su dhe Park Hva-son. Sipas Ministrisë amerikane të Financave, ata ndihmuan autoritetet e Phenianit të gjeneronin të ardhura duke krijuar një kompani të quajtur Kongo Akonde në Republikën Demokratike të Kongos, fitimet e së cilës vinin nga projektet e ndërtimit. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR