• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SHBA-ja i suspendoi fluturimet për Haiti pasi është shtënë në drejtim të aeroplanëve

SHBA-ja i suspendoi fluturimet për Haiti pasi është shtënë në drejtim të aeroplanëve

Uashington, 13 nëntor 2024 (MIA) - Rregullatori i aviacionit amerikan i ka suspenduar fluturimet e aerotransporutesve amerikanë për Haiti për të paktën 30 ditë, pas tre të shtënave në një ditë ndaj aeroplanëve, të cilët fluturonin nga ky shtet karib, njoftoi Bi-Bi-Si.

Aeroplanët e "XhetBlu", "Spirit" dhe "Amerikan Erlajns" janë qëlluar me plumba të hënën gjatë arritjes në kryeqytetin Port-o-Prens.

Në sulmin ndaj aeroplanit "Spirit", një stjuardesë u lëndua lehtë, por nuk ka udhëtarë të lënduar.

Drejtoria federale për aviacion (FAA) dje ka lëshuar njoftim për misionet ajrore (Notam) për ulje të fluturimeve për shkak të "rreziqeve për sigurinë e fluturimeve të lidhura me jostabilitetin e vazhdueshëm për sigurinë".

FBA njoftoi se është përfshirë në hetimin për të shtënat drejt aeroplanit "Spirit". bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR