• e shtunë, 23 nëntor 2024

SHBA-ja e akuzoi Moskën se dëshiron ta destabilizojë Moldavinë

SHBA-ja e akuzoi Moskën se dëshiron ta destabilizojë Moldavinë

Uashington, 10 mars 2023 (MIA) - Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Xhon Kirbi, sot e ka akuzuar Rusinë se po përpiqet ta destabilizojë Moldavinë, mes tjerash  edhe me demonstrata,  me qëllim që në vend të  vendosë një qeveri  që do ta mbështesë.

"Konsiderojmë se Rusia po përpiqet të dobësojë qeverinë e Moldavisë, gjithsesi me qëllim përfundimtar të shohë për vete një administratë më të favorshme në krye të vendit", deklaroi  zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA. 

Moldavia, një vend që dikur ndodhej në sferën e ndikimit rus, tani udhëhiqet nga një qeveri e vendosur pro-evropiane, siç edhe  Ukraina fqinje, e cila më shumë se një vit po lufton kundër invadimit të trupave ruse. 

Moldavia në qershor të vitit të kaluar, së bashku me Ukrainën, mori statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, por që nga fillimi i luftës në Ukrainë, po përballet  me rritje të presionit nga Moska.

Presidentja e Moldavisë, Maja Sandu, muajin e kaluar deklaroi se Kremlini po planifikon një grusht shteti në vendin e saj. 

Uashingtoni beson se Moska po përpiqet ta destabilizojë Transnistrinë, një rajon separatist pro-rus në Moldavi. 

Ky territor në kufi me Ukrainën ka shpallur pavarësi, por nuk njihet nga asnjë vend. Autoritetet e Transnistrisë dje njoftuan se e kanë parandaluar atentatin e liderëve të tyre, që ia atribuan Kievit. 

Ukraina hodhi poshtë akuzat e tilla serioze. 

 "Aktorët rusë, disa prej të cilëve janë të lidhur me shërbimet e inteligjencës ruse, po përpiqen të organizojnë demonstrata në Moldavi dhe nëpërmjet tyre të nxisin kryengritje kundër qeverisë moldave", tha Kirbi.

Ai shtoi se SHBA-ja  ka besim në institucionet demokratike dhe ekonomike të Moldavisë dhe aftësinë e tyre për t'iu përgjigjur këtyre kërcënimeve dhe se SHBA-ja do të vazhdojë t'u japin "mbështetje të madhe". ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR