• e mërkurë, 04 shkurt 2026

SHBA-ja e akuzoi Kubën për ndërhyrje në punën e një diplomati të lartë amerikan në Havana

SHBA-ja e akuzoi Kubën për ndërhyrje në punën e një diplomati të lartë amerikan në Havana

Uashington, 2 shkurt 2026 (MIA) – Shtetet e Bashkuara të Ameikës e kanë akuzuar Kubën për ndërhyrje në punën e diplomatit të lartë amerikan në Havana, Majk Hamer, pasi grupe kubanezësh e kanë sharë dhe fyer pas takimit të tij me përfaqësuesit e Kishës Katolike.

Departamenti i Shtetit përmes rrjeteve sociale e akuzoi Kubën për, siç thekson "taktika të dështuara frikësimi" dhe kërkoi që Havana të ndalojë "dërgimin e individëve për të ndërhyrë në punën diplomatike" të ushtryesit amerikan të detyrës, Majk Hamer. 

Hamer, i cili mbërriti në Kubë në fund të vitit 2024, postoi një video të shtunën ku përshkruhet se si kubanezët e shqetësuan me fjalë të pista dhe fyerje pas takimit me udhëheqësit e kishës lokale. Në video shihet një grup njerëzish që bërtasin "atenator" dhe "imperialist". ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR