• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SHBA-ja do të vendos rregulla më rigoroze për marrjen e shtetësisë

SHBA-ja do të vendos rregulla më rigoroze për marrjen e shtetësisë

Uashington, 5 korrik 2023 (MIA) - SHBA-ja do të vendos rregulla më rigoroze për marrjen e shtetësisë, respektivisht do ta ndryshojnë testin për shtetësi, për çka kritikët pohojnë se do t'ua vështirësojë njerëzve me njohje më të vogël të gjuhës angleze.

Testi është një nga hapat e fundit ndaj marrjes së shtetësisë. Tërë procesi zgjat disa muaj, ndërsa nevojitet që personi të ketë qëndrim të përhershëm legal në SHBA disa vite para se të parashtrojë kërkesë.

Testi paraprakisht u ndryshua në vitin 2020 gjatë mandatit të Donald Trampit, ndërsa presidenti aktual Xho Bajden me dekret e ka kthyer në formën paraprake të vitit 2008.

Në dhjetor, autoritetet amerikane konfirmuan se testi duhet të azhurnohet pas 15 viteve. Versioni i ri pritet në fund të vitit të ardhshëm.

Shërbimi për shtetësi dhe migrim i SHBA-së propozon që të shtohet edhe pjesa gojore në testin e ri, që të vlerësohet sundimi i gjuhës angleze.

Sipas rregullave aktuale, aplikuesi gojarisht do të përgjigjej vetëm në pyetjet personale, në të cilat tanimë është përgjigjur. Megjithatë, sipas rregullave të reja, nëpunësi policor do t'i tregojë kërkuesit fotografi dhe do të kërkojë nga ai ta sqarojë dhe përshkruajë. bsh/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR