SHBA-ja dënon "energjikisht" turmën "antisemite" në Dagestanin rus
- - SHBA-ja i dënon "protestat antisemitike" të cilat e tronditën aeroportin në Dagestan, pasi u përhapën zëra se aty kishte zbritur një aeroplan nga Izraeli, deklaroi zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.
- Post By Fitore Curri
- 08:15, 30 tetor, 2023
Uashington, 30 tetor 2023 (MIA) - SHBA-ja i dënon "protestat antisemitike" të cilat e tronditën aeroportin në Dagestan, pasi u përhapën zëra se aty kishte zbritur një aeroplan nga Izraeli, deklaroi zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.
"SHBA-ja padyshim qëndron me gjithë bashkësinë hebraike derisa jemi dëshmitarë të rritjes botërore të antisemitizmit. Asnjëherë nuk ka kurrfarë arsyetimi për antisemitizmin", shkroi ajo në X (Tuiter) për përpjekjen e mbrëmshme për sulm të qytetarëve eventualë izraelitë.
BREAKING:
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 29, 2023
The lynch mob which stormed the airport in Dagestan, Russia to search for Jews as a plane was landing from Tel Aviv has found its first “suspected Jew”
He tells them he is Uzbek, but they don’t believe him
“Take his passport, search his phone” pic.twitter.com/9gKteyKFz0
Gjashtëdhjetë persona janë arrestuar pasi një turmë hyri në aeroportin e kryeqytetit kaukaz rus republika Dagestan, Mahaçkalla duke kërkuar hebrenj dhe duke brohoritur parulla antisemitike.
Turma antisemitike mbrëmë hyri në aeroportin në Mahaçkalla, pasi aty zbriti një aeroplan nga Tel Avivi. Sipas mediave, ata të cilët hynë në aeroport kanë brohoritur sllogane antimetike dhe kanë valuar flamuj palestinezë. fc/