• e martë, 16 dhjetor 2025

SHBA: Tetë të vrarë në sulme të reja ndaj anijeve të dyshimta për drogë

SHBA: Tetë të vrarë në sulme të reja ndaj anijeve të dyshimta për drogë

Uashington, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Ushtria amerikane kumtoi se dje ka kryer edhe tre sulme ndaj anijeve të cekura për kontrabandë të drogës në ujërat ndërkombëtare në Paqësorin lindor, me ç'rast jetën e humbën tetë persona.

Komanda jugore e SHBA-së (SOUTHCOM) në platformën "X" kumtoi se anijet transportonin narkotikë nëpër rutat e njohura përkontrabandë. Informatat nuk mund të konfirmoheshin në mënyrë të pavarur.

Sipas SOUTHCOM, tre persona u vranë gjatë sulmit të parë, dy në të dytin dhe tre në të tretin. Ushtria publikoi video të shkurta nga ajri për të cilat thotë se i shfaqin anijet, me ç'rast secila anije duket sikur është goditur nga raketa.

Nga shtatori, forcat amerikane vazhdimisht targetojnë anije në Karaibe dhe Paqësorin lindor për të cilat thotë se bartin drogë, duke iu referuar vlerësimeve të ndryshme. Ushtria publikisht nuk parashtroi dëshmi për t'i konfirmuar pohimet.

Sipas mediumeve amerikane, deri më tani në operacione janë vrarë mbi 90 persona. Administrata amerikane i përshkruajti të vrarët si kontrabandistë të drogës dhe "terroristë", por sulmet shkaktuan kritika të ashpra.

Ekspertët për të drejta të njeriut të KB-së deklaruan se operacionet mund ta shkelin të drejtën ndërkombëtare, duke i përshkruar vrasjet si të paligjshme dhe jashtëgjyqësore. ab/

fotо: Printskrin "Х"

QËNDRONI TË LIDHUR