• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SHBA: Rusia së shpejti mund të lëshojë predhë të dytë supersonioke drejt Ukrainës

SHBA: Rusia së shpejti mund të lëshojë predhë të dytë supersonioke drejt Ukrainës

Uashington, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Rusia mund të lëshojë raketën e dytë balistike supersonike në Ukrainë në ditët në vijim, por Uashingtoni nuk mendon se "Oreshnik" do të ndryshojë ndjeshëm situatën në luftë, deklaroi një zyrtar amerikan.

Rusia e ka lëshuar ​​raketën e parë "Oreshnik" mbi qytetin ukrainas Dnjipro më 21 nëntor, të cilën presidenti rus Vladimir Putin e quajti një përgjigje ndaj sulmit të parë ukrainas në tokën ruse nga raketat amerikane ATAKMS dhe britanike "Storm shadou" me leje të Perëndimit.

Putin deklaroi se Rusia mund të përdorë sërish "Oreshnik"-un.

"Ne vlerësojmë se Oreshnik nuk është diçka që do të ndryshojë ndjeshëm situatën në fushën e betejës, por është vetëm një përpjekje tjetër e Rusisë për të terrorizuar Ukrainën, e cila nuk do të ketë sukses", tha zyrtari.

Rusia ende nuk ka komentuar mbi këto akuza. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR