• e martë, 24 dhjetor 2024

SHBA paralajmëroi Turqinë të mos jetë nikoqir i liderëve të Hamasit

SHBA paralajmëroi Turqinë të mos jetë nikoqir i liderëve të Hamasit

Uashington, 19 nëntor 2024 (MIA) - Uashingtoni sot i porositi Turqisë se si aleat i tyre ky vend nuk duhet të jetë nikoqir i liderëve të organizatës palestineze Hamas.

Në lidhje me pohimet se disa liderë të Hamasit janë shpërngulur nga Katari në Turqi, zëdhënësi i Departamentit të shtetit, Methju Miler, tha se disa liderë të kësaj organizate janë nën akuza të SHBA-së, dhe duhet të ekstradohen në SHBA.

"Ne mendojmë se liderët e kësaj organizate terroriste nuk duhet të jetojnë të qetë askund, që gjithsesi përfshin edhe qytetin e madh në një nga aleatët dhe partnerët tanë të rëndësishëm", tha Miler.

Ankaraja i hodhi poshtë pretendimet se Hamasi e ka zhvendosur selinë e tij politike në Turqi, por citon se anëtarët e organizatës ndonjëherë e vizitojnë.

Hamasi njoftoi se këto janë zëta të cilat Izraeli i përhap, transmetojnë mediat britanike. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR