• e enjte, 26 dhjetor 2024

SHBA-ja me mesazh se dëshiron që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e BE-së, në vend qëndrimet për ndryshimet kushtetuese nuk kanë ndryshuar

SHBA-ja me mesazh se dëshiron që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e BE-së, në vend qëndrimet për ndryshimet kushtetuese nuk kanë ndryshuar

Shkup, 26 gusht 2023 (MIA) - Zëvendësndihmës sekretari shtetëror amerikan dhe përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, e përfundoi vizitën e tij në vend, me mesazhin se SHBA-ja i sheh si partnerë ata që janë të përkushtuar ndaj integrimit evropian, në NATO dhe luftën kundër korrupsionit. Eskobar, i cili dy ditët e fundit ishte në Shkup, përveç kreut të shtetit, u takua edhe me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili mbetet i mendimit se opozita nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese nën, siç thonë, diktatit bullgar.

"Nuk do t'i nënshtroj askujt tortura këtu. Dua ta bëj të qartë se SHBA-ja nuk zgjedh qeveri për vendet e NATO-s, por ne vendosim pritshmëri dhe e vetmja gjë për të cilën do të flas është të japim të njëjtin mesazh që japim për të gjithë në rajon, se SHBA i sheh si partnerë të natyrshëm ata që janë të përkushtuar për integrimin evropian, NATO dhe luftën kundër korrupsionit. Dua që të jetë një mesazh i qartë, tha Eskobar në konferencën për shtyp në Qeveri i pyetur se çfarë mesazhi sjell për liderin e opozitës.

Eskobar tha se Maqedonia e Veriut ka dëshmuar se është një mik dhe aleat i vërtetë i Shteteve të Bashkuara dhe se ata duan ta shohin vendin si pjesë të BE-së.

Стратешкото партнерство со САД е базирано на меѓусебна доверба и продолжуваме да го развиваме низ меѓусебно разбирање, за сите важни прашања од заеднички и стратешки интерес, напиша на својот

Ballkani Perëndimor, sipas Eskobarit, është pjesa më premtuese e Evropës me rritjen më të shpejtë ekonomike dhe potencialin për të qenë një shtytës i rritjes së BE-së.

"Evropa ka nevojë për ju, dhe Amerika ka nevojë për ju në Evropë. Shpresoj që, si partneri juaj më i ngushtë strategjik dhe miku i ngushtë, dikush që ka përfituar drejtpërdrejt nga ky partneritet, që edhe ju të përfitoni nga partneriteti ynë pasi duhet të merrni vendime të vështira për një të ardhme më të ndritur, tha Eskobar.

Në takimin me kryeministrin Kovaçevski është biseduar për disa tema, ndër të cilat zgjerimi i Bashkimit Evropian, stabiliteti rajonal dhe siguria evropiane.

Уставните измени се токму за продолжување на европскиот пат на државата. Сега зависи исклучиво од нас. Сега зависи од тие 120 пратеници во Собранието. И ако ме прашате дали има доволно пратен

Në kumtesën e qeverisë pas takimit të Kovaçevskit me Eskobarin, theksohet se në takim  u vlerësua se çdo rezultat tjetër i mundësisë për të vazhduar rrugën evropiane nuk është në interes shtetëror dhe strategjik. Prandaj, ekziston një marrëveshje e përbashkët që vendimi i ardhshëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të jetë i orientuar drejt shtetit, në drejtim të integrimit, e jo të izolimit.

“Republika e Maqedonisë së Veriut, për realizimin e qëllimit të integrimeve evropiane, ka mbështetje të qartë brenda vendit, nga qytetarët e Maqedonisë dhe si kurrë më parë, nga jashtë, nga partnerët ndërkombëtarë. Është arritur korniza negociuese me BE-në me mbrojtje të plotë të gjuhës dhe identitetit maqedonas dhe pritet që të ecim përpara me vendime të forta për një cilësi evropiane të jetës në vend dhe në përputhje me interesat strategjike për stabilitetin e Evropës, thuhet në kumtesën e qeverisë.

Në konferencën për shtyp në Qeveri, kryeministri Kovaçevski tha se nuk do të ketë marrëveshje të re, as nuk do të ketë mundësi për rinegocim të kornizës së negociatave.

"Nuk do të ketë asnjë marrëveshje të re, as nuk do të ketë mundësi për të rinegociuar në kuadrin e negociatave, siç theksojnë disa politikanë. Ajo që duhet të bëjmë si lidership politik është të sigurojmë një proces të qetë të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në anëtarësimin e plotë në BE. Pas anëtarësimit në NATO, Maqedonia e Veriut duhet të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, sepse Bashkimi Evropian është alternativa jonë e vetme dhe interes i drejtpërdrejtë i qytetarëve dhe kërkesë e qytetarëve", tha Kovaçevski.

Ai mbetet i mendimit se çdo vendim strategjik është vendim që përcakton të ardhmen e disa brezave.

Sipas Kovaçevskit, ka kohë të mjaftueshme për miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe është thelbësore që ky proces të zhvillohet përmes debatit. Ai beson se edhe në VMRO-DPMNE ka kapacitet evropian.

"Ajo që konsideroj se është me rëndësi ky proces të zhvillohet përmes diskurimit dhe opozita të kuptojë se duhet të marrë pjesë në këtë proces. Me rëndësi për partinë është të jetë pjesë e atij procesi. Besoj se në VMRO-DPMNE ka kapacitet evropian i cili mund ta bëjë atë dhe konsideroj se kemi mjaft kohë para nesh që kjo të ndodhë sepse në të kundërtën alternativa është bllokada dhe izolimi", thotë Kovaçevski në intervistë për televizionin 21.

Opozita mban qëndrimin e saj se nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese nën diktim dhe kërkon zgjedhje të parakohshme. Në kumtesën pas takimit të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski me Eskobarin, thuhet se Mickoski ka theksuar se pushteti aktual e ka informuar gabimisht komunitetin ndërkombëtar, duke e prëfshirë edhe SHBA-në.

Лидерот на ВМРО-ДПМНЕ Христијан Мицкоски најави дека во следните денови ќе имаат средби со партиите кои освоија пратенички места за евентуално формирање нова влада, но притоа потенцира дека о

"Edhe njëherë u afirmua qëndrim i i partisë se angazhimi thelbësor dhe prioritet i VMRO-DPMNE-së janë vlerat e BE-së dhe ato euroatlantike. Njëherit, Mickoski tha se zgjidhja e vetme për dalje nga një situatë e këtillë jashtëzakonisht e vështirë, janë mbajtja e zgjehdjeve të parakohshme parlamentare në të cilat qytetarët do të zgjedhin qeveri me legjitimitet", thuhet në kutmeësn e VMRO-DPMNE-së.

Zëvendësndihmës sekretari shtetëror amerikan dhe përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor ka zhvilluar takime edhe me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Në takimin me presidentin Pendarovski u konfirmua mbështetja e SHBA-së për aspiratat evropiane të vendit dhe u shpreh pritshmëria nga Uashingtoni zyrtar se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, u shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale politike, me theks në dosjen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për nevojën e vazhdimit të procesit të negociatave me BE-në përmes zbatimit të ndryshimeve kushtetuese. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR