• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SHBA: Maqedonia e Veriut është një aleat kyç i NATO-s dhe partner strategjik në Ballkan

SHBA: Maqedonia e Veriut është një aleat kyç i NATO-s dhe partner strategjik në Ballkan

Uashington, 29 nëntor 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut është aleati ynë kryesor i NATO-s dhe partneri strategjik në Ballkan dhe ne mbështesim aspiratat e vendit për integrim të plotë në institucionet euroatlantike, thuhet në kumtesën e publikuar sot nga Departamenti i Shtetit, në sfondin e takimit të Sekretarit të Shtetit Entoni Blinken me kryeministrin Dimitar Kovaçevski në Shkup.

Në të thuhet gjithashtu se Maqedonia e Veriut ka treguar lidership të madh në skenën globale si kryesues me OSBE-në, duke udhëhequr Evropën përballë "obstruksionizmit" rus në organizatë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gjithashtu të përkushtuara për të ndihmuar vendin tonë të zhvillojë demokracinë gjithëpërfshirëse dhe qeverisjen civile, si dhe për të luftuar korrupsionin dhe diskriminimin.

Uashingtoni po ndihmon vendin tonë për të forcuar sundimin e ligjit, forcimin dhe diversifikimin e ekonomisë, promovimin e lirisë së mediave dhe ndërtimin e institucioneve më të mëdha demokratike në një shoqëri të plotë, gjithëpërfshirëse, multietnike.

Në kumtesë thuhet se “bashkëpunimi dypalësh ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë së Veriut është i fortë dhe fokusohet në forcimin e institucioneve demokratike, reformat e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik që mbështet integrimin rajonal dhe sigurinë energjetike”.

"SHBA vlerëson partneritetin e sigurisë me Maqedoninë e Veriut si një aleat të fortë në NATO. Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO forcon sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor", thuhet në kumtesën e Departamentit të Shtetit.

Nga informacionet e publikuara këtu, kujtohet se Maqedonia e Veriut është anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë që nga viti 2003, dhe së fundi është anëtarësuar në Marrëveshjen e Furnizimeve Shtetërore të OBT-së dhe ka negociuar marrëveshje për tregti të lirë me shumë nga fqinjët e saj.

Në vitin 2022, këmbimi tregtar total ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së arriti në 270 milionë dollarë. Makinat dhe pajisjet elektrike amerikane janë veçanërisht tërheqëse për importuesit në vend.

Që nga viti 1993, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë më shumë se 1.3 miliardë dollarë ndihmë për Maqedoninë e Veriut. sa/

Foto: Departamenti i shtetit/printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR