• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shaqiri: Universiteti "Nënë Tereza" së shpejti do të bëhet me kampus infrastrukturor të plotë

Shaqiri: Universiteti

Shkup, 4 prill 2023 (MIA) - Universiteti Shtetëror “Nënë Tereza” në Shkup së shpejti do të zhvendoset në rrethin e ish-kazermës “Ilinden”, informojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH).

Siç kumtojnë që atje, një pjesë e objekteve gradualisht janë liruar dhe rregulluar për nevojat e  këtij institucioni të arsimit të lartë. Ndërsa, për intensitetin e aktiviteteve sot në takim në hapsirat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës biseduan ministri Jeton Shaqiri dhe rektori i universitetit, Prof. Dr.Izet Zeqiri.

Të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur kënaqësi për rrjedhën e gjithë procesit, i cili duhet të zgjidhë sfidën më të madhe me të cilën përballet universiteti i fundit i themeluar nga shteti, ndërsa ajo është mungesa e kushteve infrastrukturore.

“Pjesë e gjeneratave të tanishme studentore, si dhe shumë të reja, do të ndjekin mësimet në sallat e leksioneve dhe amfiteatrot bashkëkokorë. Ky angazhim i yni është pjesë e përpjekjeve për sigurimin e kushteve sa më të mira për arsimimin e të rinjve. Ata duhet të jenë të kënaqur me atë që u ofron vendi, që të jenë mjaftueshëm të motivuar që të rikthehen pas diplomimit, duke investuar kapacitetin e tyre intelektual pikërisht këtu”, u shpreh ministri Shaqiri.

Rektori Zeqiri shprehu falënderim për mbështetjen të cilën e  merr nga shteti për zhvillimin e universitetit dhe shprehu besimin se historia e suksesit të cilën e ndërton institucioni i arsimit të lartë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Universiteti "Nënë Tereza" aktualisht funksionon në objekt në qendër të qytetit si zgjidhje e përkohshme deri në  ndërtimin përfundimtar të kampusit universitar. Për gjashtë vite që nga themelimi i të njejtit, në pesë fakultetet në përbërje të së cilave ofrohen 36 programe studimi,  janë regjisturar mbi 3.000 studentë.

Foto: MASH

QËNDRONI TË LIDHUR