• e premte, 27 dhjetor 2024

Shaqiri u bën thirrje studentëve që t’i tërheqin kartelat e dedikuara për shfrytëzimin e subvencionimit të racionit për student

Shaqiri u bën thirrje studentëve që t’i tërheqin kartelat e dedikuara për shfrytëzimin e subvencionimit të racionit për student

Shkup, 20 shtator 2023 (MIA) -  Pa tërheqjenë e kartëlës të dedikuar studentore Visa, studentët nuk do të kenë mundësi t'i shfrytëzojnë mjetet në bazë të subvencionimit të racionit për studentë. Prandaj, të gjithë aplikantët që e kanë fituarë të drejtën dhe për të njejtën kanë marrë konfirmim nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, duhet që në mënyr elektronike t'i azhurjnojnë të dhënat e tyre në platformën Banka Shparkase dhe më pas të shkojnë në filialin që do t'ju dedikohet, të nënshkruajnë marrëveshje dhe të tërhjeqinë kartelën. Procesi është i thjeshtë, Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, i cili së bashku me udhheqësin e Banka Shparkasse vizituan njërën nga filialet e bankës.

Qëllimi ishte për të parë se si po rrjedhë nënshkrimi i marrëveshjeve dhe tërheqeja e kartelave të dedikuara për fitimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për student dhe për t'ju bërë thirrje atyre që ende nuk e kanë kryer këtë detyrim, ta bëjnë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

"Jam i kënaqur me rrjedhën e aktiviteteve dhe shoh se i gjithë procesi po zhvillohet thjesht, por sipas informatave me të cilat disponojmë, ende një numër i caktuar studentësh nuk e kanë tërhjequr kartelën e dedikuar. Prandaj, me këtë rast edhe një herë i ftoj që të mund t'i shfrytëzojnë mjetet që shteti ua siguron në këtë bazë, ndërsa nga ky vit akademik janë rritur dhe arrijnë në 140 denarë në baza ditore", tha Shaqiri.

Nga Shparkase rikujtuan se azhurmimi i të dhënave, studentët e bëjnë në platformën e tyre online portal https://netbanking.mk/studentPortal . Pastaj pas, marrin informatë përmes SMS për kohën dhe vendin e saktë për nënshkrimin e marrëveshjesë për hapjen e llogarisë të veçantë dhe për marrjen e kartelës studenore të dedikuar Visa për subvencionimin e racionit për student.

"Aplikimi për subvencionimin e racionit për student për kandidatët të cilët do të fitojnë statusin e studentit në vitin akademik 2023/2024 dhe të cilët nuk janë regjistruar në semestrin veror, do të zgjasë prej datës 27 shtator deri më 2 tetor 2023. Secili aplikant i cili ka nevojë për mbështetje të pakontestueshme gjatë procesit të aplikimit mund të kontaktojë në kontaktin në vazhdim: so.us@mon.gov.mk ose në zyrën të dedikuar në katin përdhesë të ndërtesës së Ministrisë", njoftoi MASH. sa/

Foto. MASH

 

QËNDRONI TË LIDHUR