• e premte, 27 dhjetor 2024

Shaqiri: Problemi me tekstet shkollore nuk është nga ky vit por i 15 viteve të fundit

Shaqiri: Problemi me tekstet shkollore nuk është nga ky vit por i 15 viteve të fundit

Shkup, 19 tetor 2023 (MIA) -  Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri pret që dorëzimi i teksteve shkollore për klasën e gjashtë të përfundojë së shpejti dhe se në disa qytete tashmë kjo ka përfunduar. 

Në një deklaratë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, Shaqiri thotë se tekstet shkollore për klasën e gjashtë, të cilat  sivjet po shtypen të reja sipas karrikulave të reja, dërgohen çdo ditë dhe se ka kërkuar nga operatori ekonomik që i shtyp të përshpejtohet procesi. 

Theksoi se procedurat varen edhe nga Komisioni Kombëtar për Tekste Shkollore, ndërsa procedurat që varen nga MASH-i, siç tha, përfundojnë për një ose dy ditë. 

 "Një milion e 400 000 tekste shkollore janë dorëzuar në arsimin fillor. Ky është një fakt shumë i rëndësishëm sepse problemi i teksteve shkollore nuk është i vitit të fundit por nga 15 vitet e fundit. Por, më gëzon fakti që në fund të shtatorit dhe në fillim të tetorit, si dhe gjatë këtyre ditëve kemi dorëzim të teksteve shkollore. Ky nuk ishte vetëm procesi i shtypjes së teksteve, por edhe i miratimit të teksteve të klasës së gjashtë. Ndryshe nga viti paraprak dhe nga 15 vitet e kaluara, ne të gjitha procedurat e teksteve të miratuara i kemi përfunduar më 1 shtator", tha Shaqiri nga Uashingtoni ku ndodhet në një vizitë pune disaditore.

 Bëri të ditur se në takimet që ka pasur me përfaqësues të arsimit të lartë është shqyrtuar mundësia e bashkëpunimit me universitetet amerikane për pritjen e profesorëve vizitorë nga SHBA në fakultetet tona. Tha se nga ky vit akademik do të kemi më shumë studentë me bursë Fulbrajt.

 Përmendi se me SHBA-në realizojmë disa projekte të rëndësishme, duke përfshirë projektin e përbashkët për edukimin mediatik që është pjesë e kurrikulës në arsimin fillor.

Foto: Printskrin 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR