• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shaqiri pret që Qeveria të shqyrtojë propozim të ri për zgjidhjen e problemeve që u shfaqën nga kërcënimet me bomba në shkolla

Shaqiri pret që Qeveria të shqyrtojë propozim të ri për zgjidhjen e problemeve që u shfaqën nga kërcënimet me bomba në shkolla

Shkup, 2 mars 2023 (MIA) - Dje ka qenë numri më i madh i shkollave që kanë marrë mesazhe kërcënuese për bomba të vendosura, disa prej tyre për herë të parë kanë marrë  alarm  dhe nuk kanë qenë të gatshëm ta zbatojnë rekomandimin e MASH-it për mësim onlajn, u përgjigj ministri Jeton Shaqiri  lidhur me ankesat e nxënësve se nuk kanë mundur të kyçen në platformë.

"Dje ishte dita e parë pas rekomandimeve të para që i kanë marrë shkollat ​​vetëm në Shkup. Mbi 90 për qind të problemeve janë vetëm në Shkup. Pas atyre rekomandimeve dje ishte dita e parë kur i pamë problemet në zhvillimin e mësimit onlajn dhe problemeve që u shfaqën për prindërit. Disa nga shkollat ​​nuk kanë pritur edhe në periudhën paraprake nuk kanë pasur alarme për bomba. Shkollat ​​që i kanë marrë rekomandimet të premten dhe që u qasën me fjalëkalimet në sistem ata dje nuk kanë pasur asnjë problem. Disa nga shkollat ​​që dje për herë të parë morën alarm për bombë, për gjysmë deri në një orë i kanë tejkaluar problemet, deklaroi Shaqiri dhe shtoi se MASH-i  është kundër mësimit onlajn, por vendimin e kanë marrë në bazë të rekomandimeve për siguri. 

 Tha se pret që sa më shpejt Qeveria t'i diskutojë për të gjitha problemet që janë shfaqur – në mësimin tërëditor,  problemet që kanë prindërit të cilët janë të punësuar që të mundet, siç tha,  të gjendet një propozim i ri për zgjidhje pas rekomandimit të institucioneve kompetente, duke e pasur parasysh këtë që po rritet numri i shkollave që marrin alarm për bombë, ndërsa objektiv tashmë janë edhe nxënësit e shkollave fillore krahas nxënësve shkollave të mesme. Tha edhe se do të analizohet situata, do të merren përvojat nga vendet e tjera dhe do të shqyrtohet komunikimi elektronik.

A mendohet që të gjitha shkollat ​​e mesme të kalojnë në mësimin onlajn, ai u përgjigj se “nuk është vendim i lehtë” nëse do të jetë për shkollat ​​e mesme në Shkup apo në të gjithë shtetin. 

 "Nuk shpejtojmë  të marrim një vendim të tillë, sepse një vendim i tillë duhet të merret edhe për shkollat fillore.  Sepse dje dhe sot ka më shumë alarme  për shkollat ​​fillore sesa për shkollat ​​e mesme. Në fillimim nuk ishin në shënjestër nënësit e shkollave fillore, vetëm nxënësit e shkollave të mesme, tani alarme  ka edhe në shkollat ​​fillore,  që hap një problem të ri", tha Shaqiri, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit të Komitetit Drejtues të Institutit Ndërkombëtar për Teknologji të Qëndrueshme të Evropës Juglindore (SEEIIST).

 Lidhur me atë se a do të ketë pasoja për provimin e maturës shtetërore, Shaqiri tha se Qendra Shtetërore e Provimeve është duke i ndërmarrë të gjitha hapat që ajo të organizohet me sukses.

“Maturat do të organizohen, është formuar grupi i punës  për të gjitha çështjet që të mos u lihet rastësive", shtoi ministri i Arsimit dhe Shkencës. 

Në pyetjen  se vetëm shkollat ​​shtetërore, e  jo ato private marrin alarme për bomba, Shaqiri u përgjigj se edhe ai pyetet  pse “qëllime kaq të këqija” ka vetëm për institucionet shtetërore. 

"Nuk them edhe ata të marrin, por të mos kenë as ato shtetërore", tha ministri. ar/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR