• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shaqiri pret që Kuvendi shpejt t'i miratojë Ligjet e reja për Arsim të Mesëm dhe për Arsim dhe Trajnim Profesional

Shaqiri pret që Kuvendi shpejt t'i miratojë Ligjet e reja për Arsim të Mesëm dhe për Arsim dhe Trajnim Profesional

 Shkup, 17 janar 2024 (MIA)  - Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri pret që Kuvendi t'i miratojë shpejt ligjet e reja për arsim të mesëm dhe për arsim dhe aftësim profesional, të cilat dje, me iniciativë të MASH-it,  janë miratuar në seancë të Qeverisë.

"Ligji i ri për Arsimin e Mesëm do të mundësojë zhvillimin e kompetencave dhe aftësive kyçe tek të rinjtë, me fokus të veçantë në ato digjitale, të nevojshme për arsimim të mëtejshëm dhe punësim të suksesshëm. Për herë të parë prezantohet këshillimi për karrierë, këshilltari i karrierës dhe koordinatori për arsim praktik, si dhe rregullohet organizimi dhe pjesëmarrja e nxënësve në vendimmarrje", ka shkruar Shaqiri në Fejsbuk.

 Me Ligjin e ri për Arsim dhe Trajnim Profesional, ndërkaq rregullohet koncepti i arsimit dual, për përmirësimin dhe zgjerimin e tij, thekson ministri, " angazhohemi disa vite".

 "Ligjet janë përcjellë në Kuvend dhe pres një miratim të shpejtë, sepse ato u hartuan përmes një procesi gjithëpërfshirës në të cilin morën pjesë të gjitha paltë e interesuara", thekson ministri i Arsimit dhe Shkencës.   

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR