• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shaqiri: Po investojmë në shkencë dhe hulumtime, mbi 23 milionë denarë për pajisje laboratorike në Fakultetin e Farmacisë

Shaqiri: Po investojmë në shkencë dhe hulumtime, mbi 23 milionë denarë për pajisje laboratorike në Fakultetin e Farmacisë

Shkup, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri sot ishte i pranishëm në  prezantimin  e pesë projekteve kërkimore-shkencore që parashikojnë prokurimin e burimeve laboratorike, gjegjësisht pajisjeve për laboratorët e Fakultetit të Farmacisë në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi".

Siç njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me mbi 23 milionë denarë Ministria, përmes Konkursit të posaçëm, financoi prokurimin e pajisjeve dhe realizimin e këtyre projekteve me.

“Dua të theksoj se disa institucione të arsimit të lartë dhe institucione shkencor gjatë dy viteve të  fundit kanë marrë mjete për furnizimin e pajisjeve bashkëkohore laboratorike, ndërsa disa kanë marrë edhe mjete për financimin e projekteve shkencore me interes të veçantë publik dhe për të gjitha këto kemi ndarë mbi 240 milionë denarë. Këto janë mjete me të cilat po e  mbështesim punën e punonjësve shkencorë dhe hulumtues si dhe po stimulojmë zhvillimin e shkencës", deklaroi ministri Shaqiri.

Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës pas  disa viteve në harresë, nga viti 2021 përsëri po investojnë në shkencë, në kërkime, në burime laboratorike, ndërsa ministri Shaqiri theksoi se kjo është mënyra e vetme që Republika e Maqedonisë së Veriut të arrijë hapin me botën e zhvilluar.

“Fakti është se vetëm me mjedise kërkimore cilësore mund të gjenerojmë njohuri të reja, të inkurajojmë inovacionin, të zhvillojmë projekte me rëndësi shkencore, por edhe me një kontribut në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Besoj se burimet e reja të Fakultetit të Farmacisë me sukses do t'i përdorin jo vetëm nga studiues të fakultetit amë por edhe nga i gjithë Universiteti dhe se këto laboratorë do të nxjerin gjenerata të ardhshëm të farmacistëve dhe shkencëtarëve më të mirë për të cilët do të jemi krenarë dhe të cilët do të kontribuojnë në prosperitetin dhe mirëqenien e vendit tonë”, shtoi ministri i Arsimit dhe Shkencës.

Në ngjarjen, ku morën pjesë kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe rektorja e Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi" Biljana Angelova, dekani i Fakultetit Zoran Sterjev i njoftoi edhe me aktivitetet tjera të fakultetit. bsh/

Foto dhe video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR