• e premte, 27 dhjetor 2024

Shaqiri për grevën e paralajmëruar të QSHP: Të mos vihet në pikëpyetje matura shtetërore

Shaqiri për grevën e paralajmëruar të QSHP: Të mos vihet në pikëpyetje matura shtetërore

Shkup, 25 prill 2023 (MIA) - Mesazhi im për të gjithë të punësuarit së bashku me drejtoreshën është që të komunikojnë me institucionet tjera dhe të presin të zgjidhet Marrëveshja e përgjithshme kolektive. Në këtë mënyrë t'i tejkalojnë problemet dhe të mos vihet në pikëpyetje provimi i maturës shtetërore, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri pasi sindikata e të punësuarve të Qendrës Shtetërore për Provime (QSHP) paralajmëroi grevë për faktin se nga Ministria e Financave nuk ka marrë aprovim ndaj Kërkesës për ndryshim dhe plotësim të marrëveshjes kolektive.

Në shkresën drejtuar mediave ata dje kanë bërë të ditur se në rast greve do të vihet në pikëpyetje edhe dhënia e provimit të maturës shtetërore, krahas testimeve të tjera që i organizon Qendra.

Shaqiri ka thënë se të gjithë kanë përgjegjësi ligjore dhe siç tha ai, "ky institucion të mos shfrytëzojë situatën kur nxënësit e shkollave të mesme duhet të japin provimin e maturës shtetërore”.

"Të gjitha sindikatat janë të përfshira në Marrëveshjen e përgjithshme kolektive. Pra edhe ata të punësuar që janë pjesë e sindikatës do t’i thërrasë, sepse kemi detyrime ligjore dhe kur bëhet fjalë për maturën shtetërore nuk mund ta shfrytëzojnë momentin e maturës shtetërore për të arritur qëllimin e tyre. Qëllimi i Qeverisë është Marrëveshje e përgjithshme kolektive dhe kushte më të mira. Mesazhi im për të gjithë të punësuarit së bashku me drejtoreshën është që të komunikojnë me institucionet e tjera dhe të presin që të zgjidhet Marrëveshja e përgjithshme kolektive. Në këtë mënyrë t'i tejkalojnë problemet dhe të mos vihet në pikëpyetje matura shtetërore", ka thënë Shaqiri duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas pjesëmarrjes në tryezën e rrumbullakët “Edukimi kundër korrupsionit – qasje dhe sfida”.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR