• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shaqiri: Nuk jam i kënaqur nga PISA rezultatet, për këtë shkak nevojitet reforma e re

Shaqiri: Nuk jam i kënaqur nga PISA rezultatet, për këtë shkak nevojitet reforma e re

Shkup, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Rezultatet nga hulumtimi i studimit ndërkombëtar PISA për vitin 2022 janë për shkak të reformës së vjetër, e cila duhet të ndryshojë, vlerëson ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

Ai sonte në televizionin Sitel tha se nuk është i kënaqur nga rezultatet dhe se për përmirësimin e tyre nevojiten reforma të reja, si dhe kuadro i motivuar arsimor.

"Reforma e re që po fillon, është për shkak të rezultateve të tilla. Si ministër nuk e jap arsyetimin që e japin vende të ndryshme evropiane se jemi në periudhë pas kovidit, se fëmijët nuk janë të përgatitur për shkak të onlajn mësimit, sipas mendimit tim, reforma e vjetër, të cilën e kemi pasur, duhej më në fund të ndryshohet, pasi ja çfarë rezultate kemi pasur edhe në vitin 2018, edhe në 2022", tha ministri.

Ai theksoi se kuadroja arsimore është kyçe në krijimin e rezultateve më të mira.

"Kuadroja arsimore është një nga elementet më të rëndësishme në krijimin e rezultateve, pasi në këtë periudhë kur kemi pasur paga më të mëdha të kuadrove arsimore, kemi pasur labaratori në kabinetet e shkencave natyrore dhe shoqërore, pasi jam i bindur se në periudën e ardhshme me më shumë arsimtarë të motivuar, përfshirje dhe kujdes më të madh, do të kemi rezultate më të mira", tha Shaqiri.   

Lidhur me padinë e paralajmëruar nga Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi për shkak të mungesës së librave, tha se ende nuk ka arritur padia dhe se punohet aktivisht për përpunimin e atyre librave.

"Kemi numër rekord prej një milion e 600 mijë librave, këtë vit thirrja për klasën e shtatë tashmë ka filluar në muajin e dhjetë dhe po vazhdon, programet janë dorëzuar në Ministri", tha Shaqiri.

Ministri po ashtu informoi se do ta shfrytëzojë të drejtën që secili të mësojë në gjuhën amë në shkolla, duke shtuar se në Komunën e Çashkës, derisa po punohet për zgjidhje të përhershme, nuk duhet të ketë ndërprerje të mësimit. bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR