• e diel, 24 nëntor 2024

Shaqiri: Një prej qëllimeve strategjike të MASH-it është mbështetja e arsimit të lartë cilësor dhe inkluziv dhe të standardit studentor

Shaqiri: Një prej qëllimeve strategjike të MASH-it është mbështetja e arsimit të lartë cilësor dhe inkluziv dhe të standardit studentor
Shkup, 3 tetor 2022 (MIA) – Në fillim të vitit të ri akademik, dëshiroj t’iu uroj të rinjve të cilët kanë vendosur të vazhdojnë rrugëtimin e jetës së tyre me përvetësimin e njohurive dhe shkathtësive të reja, për të nxjerrë më të mirën nga vetja, të vazhdojnë rritjen intelektuale dhe të hapin më shumë mundësi per te ardhmen. Përpara jush është një etapë e re, emocionuese e mbushur me ligjërata dhe ushtrime, bashkëpunim me profesorë dhe kolegë, thellim të profesioneve që keni zgjedhur, por edhe kohë për shoqërim. Do të rriteni me çdo sfidë të re. Ju Jeni gjenerata që jeni të vetëdijshëm për vlerat e juaja , por edhe për pritshmëritë e realizimit të tyre. Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, i cili sot në ditën e parë të vitit akademik 2022-2023 vizitoi Universitetin Shtetëror të Manastirit “Shën Klimenti i Ohrit” dhe Universitetin Ndërkombëtar të Strugës. Duke Ju dëshiruar suksese studentëve, Shaqiri u shpreh se në rrjedhë të ngritjes arsimore vazhdimisht do ta kenë mbështetjen e shtetit. "Një nga qëllimet strategjike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është mbështetja e arsimit të lartë cilësor dhe gjithëpërfshirës dhe në standardin e  studentëve. Së shpejti do të shpallim konkurs për disa kategori bursash studentore në mënyrë që të plotësojmë nevojat e sa më shumë të rinjve dhe të përfitojnë shuma mujore të shtuara. Dhe në kushte  të vështira të theksuara, Ju të rinjtë duhet të ndjeni mbështetjen e shtetit për të vazhduar procesin arsimor”, theksoi ministri, duke shtuar se në procedurë janë edhe ndryshimet e Ligjin për  Subvencionimin e racioni për student, të cilën si të drejtë studentët e morën për herë të parë vitin e kaluar dhe do të vazhdojnë edhe këtë vit". Theksoi se Ministria dhe Qeveria janë të hapura për të dëgjuar zërin tuaj dhe propozimet tuaja përmes asambleve të universiteteve. "Presim që ju të ofroni mbështetje në krijimin e politikave për pyetjet që ju shqetësojnë. Ju ftoj që të përfshiheni aktivisht në të gjitha format e organizimit studentor, sepse universitetet janë vendi më i mirë për ndërtimin e qytetarëve aktivë, të gatshëm për t'u përfshirë në jetën socio-politike të shtetit”, tha Shaqiri. Ai shtoi se në mesin e të rinjve sheh shumë magjisterë dhe doktorë të ardhshëm të shkencave, në të gjitha fushat, dhe se të gjithë ata janë e ardhmja e këtij vendi. “Mësoni gjithçka që profesorët tuaj dinë dhe ua kaloni atyre, sepse këtij vendi i duhen qytetarë të rinj, të arsimuar dhe të aftë, të cilët do të krijojnë  të ardhme më të mirë për të gjithë ne”, theksoi ministri, i cili gjithashtu uroi profesorët dhe të gjithë punonjësit në institucionet e arsimit të lartë, për të cilën, siç tha ai, shteti do të përpiqet vazhdimisht që të ketë kushte më të mira pune dhe paga dinjitoze që do të rriten në vazhdimësi". Në fjalimin e tij në Ceremoninë e Diplomimit të Gjeneratës së 14-të të studentëve të UNS ministri Shaqiri përgëzoi studentët për përzgjedhjen e tyre, duke theksuar se ky universitet po rritet në një nga institucionet më të njohura të arsimit të lartë në vend dhe pikërisht për shkak të cilësisë së mësimdhënies tërheq gjithnjë e më shumë të rinj, duke i pajisur me njohuri dhe aftësi që i bëjnë konkurrues në tregun e punës.

QËNDRONI TË LIDHUR