• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Shaqiri: Me zgjedhjen që keni bërë në FETI, keni bërë investimin më të madh në jetë

Shaqiri: Me zgjedhjen që keni bërë në FETI, keni bërë investimin më të madh në jetë

Shkup, 20 qershor 2023 (MIA)- Me zgjedhjen tuaj për të vazhduar arsimimin në këtë fakultet, keni bërë investimin më të madh të jetës suaj. Investimi në njohuri dhe arsim është vendimi më i besueshëm dhe më fitimprurës. Ju jeni tashmë persona që kanë fituar aftësi dhe kompetenca, të gatshme për t'u përballur me profesionalizëm me sfidat e epokës së re. Ju jeni kuadri i cili është deficitar dhe më i kërkuar në tregun e punës, prandaj jam i sigurt se do të keni mundësi për përfitime të mira dhe për zhvillim profesional në karrierë.

Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në promovimin e gjeneratës së re të të diplomuarve dhe magjistrantëve në Fakultetin për Elektroteknikë dhe Teknologji të Informacionit në Shkup, duke vlerësuar se ky kuadër i ri dhe i kualifikuar do të japë kontribut të madh në zhvillimin e vendit dhe integrimit ndërkombëtar të tij në drejtim të konkurrencës së ekonomisë, dijes dhe teknologjisë.

“Besoj se një numër i madh i maturantëve do të ndjekin shembullin tuaj dhe kjo është një mundësi e mirë në prag të regjistrimeve të ardhshme në arsimin e lartë, me ç'rast shfrytëzoj rastin që nga këtu t'iu dërgoj porosi të gjithë maturantëve nëse kanë afinitet për elektroteknikën dhe fushën e informacionit, të zgjedhin të studiojnë në këtë institucion të arsimit të lartë, i cili jam i bindur se në të ardhmen jo vetëm që do ta ruajë, por do të rrisë vazhdimisht standardin për cilësinë e mësimdhënies dhe për realizimin e veprimtarisë shkencore dhe kërkimore”, ka thënë Shaqiri.

Ministri shprehu falënderim për profesorët dhe gjithë kuadrin që punojnë në këtë institucion të arsimit të lartë, duke theksuar se këto gjenerata të reja dhe të gjithë ata të mëparshëm që tashmë po punojnë me sukses në veprimtari janë konfirmim i realizimit të plotë të misionit arsimor.

Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

 

QËNDRONI TË LIDHUR