• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shaqiri: Me planin për rikonstruimin e 50 objekteve shkollore deri në kushte më të mira për procesin edukativo-arsimor

Shaqiri: Me planin për rikonstruimin e 50 objekteve shkollore deri në kushte më të mira për procesin edukativo-arsimor

Shkup, 17 korrik 2023 (MIA) - Sigurimi i kushteve më të mira për procesin eduaktivo-arsimor është një nga prioritetet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Është kusht i rëndësishëm për ngritjen e cilësisë së arsimit, sepse mjedisi shkollor i përshtatur nevojave dhe kërkesave të nxënësve ndikon drejtpërdrejt në rezultate më të mira mësimore, theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri pas vizitës së sotme në disa komuna - Kërçovë, Dollneni, Krushevë, Çashkë dhe Veles, ku në më shumë objekte shkollore po vijojnë punë ndërtimore.

"Me planin ambicioz për rikonstruim të 50 objekteve shkollore që po realizohet këtë vit në më shumë komuna të vendit, me një buxhet prej mbi 4,5 milion euro, planifikojmë që para fillimit të vitit shkollor të bëjmë më shumë përmirsime në infrastrukturë shkollore", theksoi Shaqiri.

"Siç kumtoi MASH, Në shkollën fillore, Mirçe Acev,, në fshatin Llazhan në komunën e Dollnenit do të bëhet rikonstruimi i kulmit, fasada dhe nzjet sanitare, kurse tërësisht do të ripërtrihet objekti i SHF ,,Liria,, në Zhitoshe. Në Kërçovë , rikonstruohen shkollat e mesme ,,Drita,, dhe ,,Mirko Mileski,, , kurse me aktivitete ndërtimore janë përfshirë edhe shkollat fillore ,,Vlladimir Polezhinovski,, , ,,Sande Shterjovski,, dhe Kuzman Josifovski Pitu,,. Në Krushevë aktivitete më të mëdha ndërtimore ka në objektin qëndror në shkollën fillore ,,Nikolla Karev,,, kurse së shpejti do të rindërtohet edhe shkolla periferike në fshatin Alldançe. Në komunën Veles, ministria realizon investime në Jabollçishtë të poshtme dhe të epërme, si dhe në fshatin Buzallakovë.

,Mbetemi të përkushtuar në ndërtimin e një sistemi arsimor i cili i pregatit nxënësit për sfidat e botës bashkëkohore. Këto aktivitete ndërtimore janë vetëm një pjesë e punëve vijuese të Ministrisë për rritje permanente të kualitetit të arsimit si investim në rininë dhe ardhmërinë tone.,, - tha ministri i arsimit dhe shkencës Shaqiri.

Ai potencoi që krijimi i një mjedisi mësimor të shëndetshëm dhe komfor për nxënësit dhe mësimdhënësit mundëson qasje deri te objektet dhe përmbajtjet tjera për çdo fëmijë, përfshirë edhe fëmijët me zhvillim atipik.

"Posaqërisht jemi të fokusuar në këtë qëllim dhe për këtë arsze në një numër të madh të shkollave me përkrahje nga Banka Botërore, dizajnohet infrastruktura e cila e lehtëson mobilitetin dhe e inkurajon inkluzionin, duke krijuar mundësi për çdo fëmijë të përparojë dhe të korr suksese. Punimet e planifikuara përfshijnë aspekte të ndryshme, në mes të cilave edhe rampa për qasje dhe toalete të ambientuara për fëmijë me nevoja të veçanta", theksoi ai. ls/

Foto: MASH

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR