• e mërkurë, 17 korrik 2024

Shaqiri: Mbështetja qeveritare për institucionet e arsimit të lartë vazhdimisht do të rritet

Shaqiri: Mbështetja qeveritare për institucionet e arsimit të lartë vazhdimisht do të rritet
Shkup, 16 maj 2022 (MIA)- Mbështetja që kanë universitetet nga Ministria jo vetëm që do të vazhdojë, por edhe do të përmirësohet. Arsimi i lartë, shkenca, janë tema të shpeshta në seancat e qeverisë, sepse përkushtimin tonë për zhvillim të përshpejtuar e bazojmë në investim në burimet njerëzore. Kështu deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot në seancën e Konferencës ndëruniversitare në Ohër. Shaqiri merr pjesë për herë të dytë në Konferencën ndëruniversitare për të ruajtur komunikimin personal dhe për të gjetur zgjidhje efektive për sfidat, përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse. Sa i përket personelit të institucioneve të arsimit të lartë, ai tha se është ndër prioritetet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe se aty ku është e nevojshme do të ketë edhe punësime të reja. “Mbështetja në fushën e shkencës vazhdon. Korniza financiare për mbështetjen e projekteve të institucioneve publike shkencore me interes të veçantë për shtetin si dhe për prokurimin e burimeve laboratorike është trevjeçare. Tashmë po transferohen mjetet me këtë bazë. Planet thuajse 250 milionë denarë do të realizohen. Pres nga ju që të arsyetoni investimin shtetëror”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri. Konferenca ndëruniversitare është organ juridik publik i përbërë nga rektorët e universiteteve, kryetarët e parlamenteve studentor të universiteteve, anëtarë nga radhët e punonjësve mësimor-shkencor dhe një anëtar i zgjedhur nga radhët e drejtorëve të institucioneve të pavarura të arsimit të lartë.

QËNDRONI TË LIDHUR