• e premte, 27 dhjetor 2024

Shaqiri: MASH nesër do të ndajë informacionin me planin për dorëzimin e teksteve nga reforma e re

Shaqiri: MASH nesër do të ndajë informacionin me planin për dorëzimin e teksteve nga reforma e re

Shkup, 26 shtator 2023 (MIA) - Tekstet e klasës së tretë janë kompletuar dhe janë dorëzuar në të gjitha shkollat fillore. Për klasën e gjashtë janë miratuar tekstet për gjuhën maqedonase, gjuhën shqipe, Shkenca Natyrore, të cilat janë në përpunim grafik-teknik dhe shtyp. Është miratuar edhe libri i Matematikës, por duhet të kalojnë pesë ditë për procedurën e ankesës, njoftoi sot ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri.

I pyetur për dorëzimin e librave në arsimin fillor, veçanërisht për ato që janë përpunuar sipas programeve të reja mësimore (klasa e tretë dhe e gjashtë), për të cilat në fillim të vitit shkollor ai tha se do të jenë gati në javën e parë të shtatorit pra deri në fund të muajit (për klasën e gjashtë), Shaqiri tha se nesër MASH, do të ndajë informacione të sakta  me plan për dorëzimin e librave nga reforma e re te të gjitha shkollat, nga klasa e parë deri në të gjashtën.

"Më gëzon fakti se librat për klasën e tretë janë plotësuar dhe janë dorëzuar në të gjitha shkollat fillore. Sa i përket librave për klasën e gjashtë, gjithashtu më gëzon fakti që Komisioni Nacional i ka miratuar librat  për gjuhën maqedonase, gjuhën shqipe, Shkenca Natyrore dhe Matematikë, për të cilën do të duhet të presë edhe pesë ditë për procedurën e ankesës, ndërsa për ato paraprake - të gjitha janë dorëzuar në përpunim grafik-teknik dhe shtyp", tha Shaqiri në pyetjen e gazetarëve pas hapjes së konferencës ministrore për cilësinë e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor.

 Vazhdon, tha edhe dorëzimi i teksteve në arsimin e mesëm ku pas një periudhe të gjatë prej dhjetë vitesh nuk ka pasur libra.

"Disa botues që kanë të drejta pronësie në veprimtarinë botuese kërkuan shtyrjen e kontratës që kishin deri më 1 shtator, kërkuan edhe 30 ditë të tjera dhe deri në fund të shtatorit në të gjitha shkollat ​​e mesme, sipas kërkesave të tyre, në gjimnaz do të dorëzohen të gjitha librat", shtoi Shaqiri.

Lidhur me porcionin studentor të subvencionuar, i cili do të aplikohet me fillimin e vitit akademik pra nga java e ardhshme, ministri përkujtoi se vlera ditore është rritur nga 120 në 140 denarë dhe theksoi se MASH nesër do t'i tregojë operatorët ekonomik ku studentët do të mund të shpenzojnë subvencionimin për porcion me kartelën e dedikuar të pagesës të lëshuar nga Shparkase banka.

"Kërkesa e studentëve për rritje nga 120 në 140 denarë u realizua, kërkesa për shpenzim sistematik ditor të atyre mjeteve është zgjidhur me bankën e caktuar e cila  ka shfaqur interes për të, ndërsa edhe rrjeti ëshë më i gjerë me operatorët  ekonomik ku mund ta realizojnë shumën për porcionin studentor", tha Shaqiri.

I pyetur nëse shuma për një porcion ditor prej 140 denarë është e mjaftueshme duke pasur parasysh inflacionin, ai u përgjigj se në ligj është definuar se do të bëhen krahasime dhe analiza për rritjen e vlerës gjatë përgatitjes së buxhetit për vitin e ardhshëm. sa/

Foto. MIA

QËNDRONI TË LIDHUR