• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shaqiri: Kemi bërë hap të rëndësishëm në arsimimin e gjuhëve të komuniteteve pakicë

Shaqiri: Kemi bërë hap të rëndësishëm në arsimimin e gjuhëve të komuniteteve pakicë

Shkup, 15 nëntor 2023

Në periudhën e kaluar, si vend, kemi bërë përparim të dukshëm në pjesën e përdorimit të gjuhëve të komuniteteve me pakicë në arsim. Kështu konstatoi në “Analizën e gjendjes në arsimin e komuniteteve me pakicë” ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në fjalimin e tij gjatë prezantimit publik të gjetjeve nga hulumtimet të cilat i kryen Drejtoria për Zhvillim dhe Avancim të Arsimit të Gjuhëve të Pjesëtarëve të Komuniteteve me mbështetje financiare të Misionit të OSBE-së në Shkup.

"Nëse e hapni Planin mësimor për këtë vit shkollor në arsimin fillor, do të shihni se ai zbatohet edhe në paralelet me mësim në gjuhën turke dhe serbe, ndërsa për paralelet e gjuhës boshnjake po zbatohet me sukses nga klasa e parë e vitit shkollor 2018/2019. Gjithashtu, nxënësit që i përkasin komunitetit vlleh, rom, boshnjak, serb dhe turk, në pëlqim me prindërit e tyre, mund të mësojnë gjuhën amtare dhe kulturën si lëndë zgjedhore. Ky është theasi ynë, ky eshte hapi“, theksoi ministri Shaqiri.

Një nga prioritetet strategjike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është krijimi i arsimit i cili është në interesin më të mirë të çdo fëmije dhe që i mundëson çdo nxënësi të arrijë potencialin e tij të plotë. Duke theksuar këtë, Shaqiri tha se mundësia për të mësuar në gjuhën amtare në moshë të hershme, të fëmijëve që janë pjesëtarë të komuniteteve më të vogla etnike, ju jepet mundësi që të kenë rezultate më të mira mësimore, dhe kjo nënkupton zvogëlimin e dallimeve në arsim.

Ministri theksoi se kemi ende shumë për të punuar për realizim të suksesshëm dhe avancim të arsimimit, që do të thotë me përfshirjen e gjërë të arsimimit të gjuhës amëtare, ndërtojmë shoqëri në të cilën çdo individ ka mundësi të barabarta për të përparuar, pavarësisht prejardhjes së tij gjuhësore apo kulturore, dhe kjo është e ndërthurur në vizionit për arsim cilësor.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

___________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR