• e premte, 27 dhjetor 2024

Shaqiri: Janë paraqitur kandidatë për recensentë, nxënësit së shpejti do ta marrin edhe librin e Historisë dhe Shoqërisë

Shaqiri: Janë paraqitur kandidatë për recensentë, nxënësit së shpejti do ta marrin edhe librin e Historisë dhe Shoqërisë

Shkup, 7 dhjetor 2023 (MIA)  - Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, pret që nxënësit së shpejti ta marrin edhe librin për lëndën e Historisë dhe Shoqërisë, sepse, pas disa tentimeve të MASH-it, janë paraqitur kandidatë për recensentë.

Theksoi se për tekstet shkollore që mungojnë, nxënësit kanë materiale për mësim të përgatitura nga Byroja për Zhvillim të Arsimit dhe u janë dorëzuar më 1 shtator. 

"Kur flasim për tekstet shkollore,  ka mbetur vetëm një lëndë dhe ajo është në fazën përfundimtare. Në thirrjen e fundit kemi të paraqitur recensentë dhe kjo do të përfundojë brenda një kohe të shkurtër. Pres që sipas afateve ligjore Komisioni Kombëtar për Tekste Shkollore  t'i vlerësojë kandidatët, t'i miratojë, por fëmijët kanë materiale dhe janë dorëzuar nga BZHA sipas programit mësimor për Histori dhe Shoqëri", tha Shaqiri duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pasi me kryeministrin Dimitar Kovaçevskin e  vizitoi Fakultetin e Farmacisë në Shkup me rastin e pajisjeve të reja laboratorike dhe projekteve të reja kërkimore shkencore. 

Në lidhje me heqjen e ingerencave të Komunës së Manastirit për një shkollë, ministri dikasterial është përgjigjur se është vepruar në mënyrë të ligjshme dhe sipas disa procesverbaleve nga Inspektorati  i Arsimit. 

"Kishte një situatë problematike, sepse kuadri arsimor i cili është  para transformimit të marrëdhënies së punës nuk është më në vendin e punës. Prandaj është vepruar kështu, sipas asaj që na lejon Ligji për Arsimin e Mesëm", tha Shaqiri. 

Ministria e Arsimit ia ka hequr ingerencat Komunës së Manastirit për një shkollë, e kjo do të ndodhë edhe për shkollat ​​e tjera nëse nuk është kryer transformim të marrëdhënies së punës së mësimdhënësve të cilët  i plotësojnë kushtet. 

Siç raportojnë mediat, bëhet fjalë për mbi 10 punonjës arsimorë që janë larguar nga puna në shtëpi në vend që të punësohen për një kohë të pacaktuar.

"Për këtë është njoftuar Komuna dhe u bëj thirrje të gjitha komunave që t'i respektojnë ligjet dhe ta respektojnë kuadrin. Të mos ketë ndikim politik gjatë punësimit", shtoi Shaqiri.

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR