• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shaqiri: Gjatë gjysmëvjetorit të parë do të jenë gati librat

Shaqiri: Gjatë gjysmëvjetorit të parë do të jenë gati librat
Shkup, 29 shtator 2022 (MIA) – Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, beson se gjatë gjysmëvjetorit të paprë do të jenë gati librat të cilat mungojnë. "Besoj se në gjysmëvjetorin e parë do të kemi libra. Me fillimin e Konceptit të ri për arsimin fillor, janë përgatitur programe të reja të cilat kanë të bëjnë për klasën e parë, të dytë, të katërt dhe të pestë. Pas formimit të këshillit kombëtar për librat  i themeluar në periudhën janar-shkurt, është bërë thirrje publike për paraqitjen e autorëve", tha Shaqiri duke u përgjigjur në pyetje të deputetëve në seancën e sotme plenare. Ai informon se nga komunikimi i fundit që e ka pasur me Këshillin kombëtar, të gjitha librat që janë pranuar dërgohen në Byronë për arsim dhe potencon se më pas pritet mendim nga recensentët. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR