• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shaqiri: E-ditari si pilot-projekt në 40 shkolla nga gjysmëvjetori i dytë

Shaqiri: E-ditari si pilot-projekt në 40 shkolla nga gjysmëvjetori i dytë

Shkup, 29 dhjetor 2023 (MIA) - Në 40 shkolla fillore dhe të mesme në disa komuna në shtet nga gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor do të aplikohet ditari elektronik (E-ditari), si pilot projekt derisa nuk hiqen dobësitë e mundshme në mënyrë që të mund të aplikohet në të gjtiha shkollat, njoftoi ministri kompetent Jeton Shaqiri.

Disa vite më parë, plotësisht ishte hequr forma e ditarit në letër dhe u vendos E-ditari, por u paraqitën probleme në funksionim - rënie e sistemit për shkak të së cilës të dhënat duhej të vendosen gradualisht dhe në periudha.

Pas reagimeve të mësimdhënësve, sërish u vendos ditari në letër, ndërsa njëherit filloi edhe IPA -projekti për krijimin e ditarit të ri elektronik.

"E-ditari i ri do të jetë më i përditësuar, më i disponueshëm dhe më i aksesueshëm. Në tre muajt paraprak është bërë prezantimi i ditarit elektronik për të gjithë mësimdhënësit në arsimin fillor dhe të mesëm dhe nga ata mësimdhënës doli se E-ditari i ri është më i gatshëm se E-ditari i mëparshëm", tha Shaqiri.

Ai shtoi se MASH ka ofruar një bazë të dhënash më të mira se databaza e mëparshme e ditarit të vjetër. Siç tha ai, për të filluar zbatimin e tij, vendosën që nga gjashtëmujori i dytë të futet gradualisht në disa shkolla pilot.

"Sepse nuk duam që menjëherë, duke transferuar të gjitha të dhënat në E-ditarin e ri, të krijojmë një sistem që do të jetë problematik në funksionim. Mendoj se me ato 40 shkolla ku do ta prezantojmë si projekt pilot, do të dimë se cili është ndryshimi dhe çfarë duhet bërë më pas. Ditari elektronik duhet të lidhet sa më shumë me sistemet tjera që japin rezultate, siç është sistemi i regjistrimit në shkollat ​​fillore dhe të mesme, për bursa etj", theksoi Shaqiri.

Kur do të jetë i aplikueshëm në të gjitha shkollat, tha ai, varet nga operatori ekonomik i cili është duke i bërë testet përfundimtare të E-ditarit të ri. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR