• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shaqiri: Edhe ligjërisht Aleanca për Shqiptarët na takon neve, në krye me Arben Taravarin

Shaqiri: Edhe ligjërisht Aleanca për Shqiptarët na takon neve, në krye me Arben Taravarin

Shkup, 13 shtator 2024 

Sot është një ditë shumë e rëndësishme për partinë tonë, por sidomos për Drejtësinë e brishtë të këtij vendi.

Pas një telenovele aspak fisnike dhe debati absurd se e kujt ishte partia, ndërkohë që Partia është gjithnjë e shumicës së anëtarëve, Gjykata e Apelit vendosi se: edhe ligjërisht Aleanca për Shqiptarët na takon ne,  me në krye Arben Taravari, njeriu i cili nuk hoqi dorë nga vija e partisë.

Modestia e këtij njeriu është aq e madhe sa me siguri nuk do të jetë dakort tani që po dëgjon këto fjalë vlerësimi për të, por në emër të të gjithë partisë tonë, në emër të çdo aktivisti, gjej rastin të shpreh mirënjohjen tonë ndaj kryetarit të Aleancës për Shqiptarët z.Arben Taravari!

Edhe pse u bë shënjestër e shpifjeve dhe ofendimeve, edhe pse pati oferta marramendëse, ai nuk luajti nga pozicioni i tij, dhe natyrisht që koha i dhà të drejtë, ndaj sot jemi parti legjitime, më e madhe parti shqiptare në vend!

Faleminderit të gjithë anëtarëve, që nuk hoqën dorë, e vazhduan dhe e vazhdojnë betejën e tyre për një jetë më të mirë!

Faleminderit shqiptarëve të cilët edhe pse u gjendën në kurthin e shëmtuar të lajmeve të rreme, të intrigave e çmos, ata as nuk hoqën dhe as nuk po heqin dorë nga partia jonë!

Motra dhe Vëllezër, nga ana tjetër le të shërbejë ky rast për të reflektuar dhe për të kuptuar se ndarjet nuk i ndihmojnë askujt!
Jeta është shumë e shkurtër dhe mjafton vetëm për të bërë vepra të mira. Punët e mira bëhen më mirë bashkë! Kjo ditë nuk është një ditë ku zyrtarizohet ndarja, është një ditë ku zyrtarisht të drejtën për ta menaxhuar partinë e fiton Populli.

Urime të gjithë anëtarëve, nga ajo dhe ai i fshatit më të largët e deri tek Kryesia e Kryetari!

Urime Drejtësisë!

Dhe sigurisht Urime Anëtarësisë sepse kjo parti është vetëm e Anëtarësisë dhe asnjë emri të veçantë!

Rroftë Aleanca për Shqiptarët

Zoti ju Bekoftë!

Konferencë për shtyp e deputetit Rijad Shaqiri

Aleanca për Shqiptarët

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.  

QËNDRONI TË LIDHUR